Author: Admin
Futbollisti i Besiktasit, Ernest Muçi është një prej futbollistëve që është ftuar te Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet miqësore para Euro 2024. Lajmin e ka konfirmuar klubi turk përmes rrjeteve sociale, shkruan LIG Sport Nesër trajneri Sylvinho zbulon listën e lojtarëve, por nuk dihet a do të jetë me numër më të madh se 26-lojtarë. Ajo që tashmë është konfirmuar është ftesa e Muçit, i cili bëri një super sezon me Besiktasin në Superligën e Turqisë. Muçi shënoi tri gola në 13 paraqitje me fanellën e Besiktasit në Superligë. Kujtojmë që Shqipëria para nisjes për në Gjermani zhvillon dy miqësore,…
Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor i Mallorcas në fitoren ndaj Getafes. Sulmuesi shqiptarë ia doli të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 90-të të takimit. 30-vjeçari ishte shumë i kudesshëm dhe shtyu në rrjetë topin e goditur nga Raillo. Goli i Muriqit i jep fitoren 2-1 skuadrës së tij në ndeshjen e fundit të kampionatit në La Liga. Kujtojmë se këtë sezon sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ia ka dalë të shënojë 6 gola dhe të dhurojë 2 asiste në 28 ndeshje të luajtura në kampionat. 30-vjeçari ka kontratë me skuadrësn spanjolle deri në qershor të vitit 2027. 🇪🇸…
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha është rikthyer në vendlindje menjëherë pas përfundimit të sezonit në Bundesliga të Austrisë. Berisha është pjesë e LASK Linzit që e mbylli sezonin në pozitën e tretë, duke siguruar fazën para-kualifikuse në UEFA Europa League, shkruan LIG Sport Futbollisti kosovar ka bërë një pazar sa po qendron në Prishtinë. Ai ka blerë një veturë të tipit Audi Q7 që kap vlerën e 60 mijë eurove. Mesfushori i Linzit është i ftuari i parë i trajnerit Franco Foda për ndeshjen miqësore të muajit qershor ndaj Kombëtares së Norvegjisë.
Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic është paraqitur në konferencë për media për të treguar gjendjen e ekipit të tij para Euro 2024. Dalic shpreson që ekipi i tij të arrij sukses të madh në Kampionatin Europian, shkruan LIG Sport “Shpresojmë që Kroacia më në fund të arrijë më shumë sukses në turnetë finale të EURO-s, pasi nuk kemi fituar kurrë një ndeshje me eliminim direkt. Ne duhet të shmangim presionin dhe euforinë dhe të qëndrojmë të zgjuar dhe të qetë. Kemi një shans”, u shpreh Zlatko Dalic Dalic tregon poashtu se gjendja e lojtarit të Torinos, Nikola Vlasic…
Skuadra e Bayer Leverkusen mbrëmë festoi titullin e dytë këtë sezon pasi në finalen e DFB Pokal mposhti Kaiserslauternin me rezultatin minimal 1:0. Pas ndeshjes, trajneri spanjoll Xabi Alonso foli për mesfushorin shqiptar, Granit Xhakën, shkruan LIG Sport Trajneri e cilësoi lojtarin e Kombëtares së Zvicrës si kryesorin në suksesin e arritur brenda këtij sezoni. “Granit luajti një rol të madh në këtë sukses. Ai ishte shumë i rëndësishëm për ne këtë sezon. Kjo mbetet në mendjen tonë: fitorja e kupës, 1-0, goli i Granit Xhakës”, u shpreh Xabi Alonso Kujtojmë që Xhaka mbrëmë ishte realizatori i golit të vetëm…
Rey Manaj arriti që brenda një sezoni, të shndërrohej në hero te skuadra e Sivasporit, duke fituar zemrën e të gjithë tifozëve. Sulmuesit lushnjar në shenjë nderimi iu besua edhe shiriti i kapitenit në duelin e fundit të kampionatit ndaj Kajserispor. Një përballje kjo që ishte dhe e fundit për Manajn me fanellën e Sivasporit. Në fund të triumfit 2-1 në derbi, 27-vjeçari pati një përshëndetje speciale me tifozët, ndërkohë që nuk mungoi as një status mirnjohës në “Instagram”. “Të dua Sivaspor, do të jesh gjithmonë në zemrën time! Faleminderit për gjithçka”. Me skuadrën bardhekuqe, Manaj shënoi 18 gola në…
Vaja e Toni Kroosit emocionoi të gjithë, mesfushori gjerman zhvilloi ndeshjen e fundit në “Santiago”
Skuadra e Real Madridit e mbylli sezonin 2023/24 në La Liga me një barazim në shtëpi ndaj Real Betis me rezultatin e bardhë 0:0. Në minutën e 87’të, futbollisti gjerman, Toni Kroos u largua nga fusha dhe ishte një moment emocionues që do të mbetët në mendjen e secilit tifozë madrilen, shkruan LIG Sport Kroos u largua nga fusha, kurse rrugës për në stol vajza e tij zbret në fushë për ta përqafuar. Të dy fillojnë të qajnë nga emocionet, sepse kjo ishte ndeshja e fundit e mesfushorit gjerman me fanellën e Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Kujtojmë që…
Skuadra e Real Madridit është duke e zhvilluar ndeshjen e fundit në La Liga këtë sezon ndaj Betisit. Në stadiumin “Santiago Bernabeu” kjo është ndeshja e fundit për mesfushorin e Kombëtares së Gjermanisë, Toni Kroos, shkruan LIG Sport Tifozët shpalosën një koreografi gjigante për mesfushorin gjerman. Në anën tjetër, bashkëlojtarët e tij i bën gardën e nderit pak minuta pa filluar ndeshja. Toni Kroos sonte dhe të shtunën e ardhshme luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madridit, kurse pas Euro 2024 pensionohet nga futbolli aktiv. https://twitter.com/MovistarFutbol/status/1794444744342319439
Skuadra e Bayer Leverkusen ka shënuar golin e epërsisë në ndeshjen finale të DFB Pokal ndaj Kaiserslauternit. Golin për 1:0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, shkruan LIG Sport Xhaka shënoi një eurogol të vërtetë nga distanca për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij në finalen që po zhvillohet në stadiumin e Berlinit. https://twitter.com/madrid_total2/status/1794433052497555870
Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Manchester Cityt në ndeshjen finale të FA Cup. Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi argjentinas, Garnacho në minutën e 30’të, shkruan LIG Sport Garnacho shënoi pas një gabimi amatoresk nga mbrojtësi kroat, Jasko Gvardiol. Kujtojmë që kjo finale është duke u zhvilluar në stadiumin “Wembley” në Londër. https://twitter.com/centregoals/status/1794375811388363000