Author: Admin

Skuadra e Rubin Kazan ka shënuar gol ndaj Sochit në ndeshjen e javës së 30-të në Premier League në Rusi. Golin për 1-0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, shkruan LIG Sport Daku shënoi në minutën e 23’të pas një asisti nga Vada. Ky ishte goli i dhjetë i shënuar nga lojtari shqiptar me fanellën e Rubin Kazanit në Premier League të Rusisë. Kujtojmë që ky gol erdhi dy ditë para se Sylvinho ta shpall listën për Euro 2024. https://twitter.com/fcrk/status/1794367972125114434

Read More

Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, Liridon Krasniqi duket se ka gjetur skuadër të re pas një pauze tejet të gjatë në futbollin aktiv. LIG Sport merr vesh se lojtari me prejardhje nga Komuna e Vitisë është afër të nënshkruaj një marrëveshje me klubin spanjoll, CF Intercity. Krasniqi është duke bërë prova te ekipi spanjoll dhe është shumë pranë marrëveshjes. Madje ai është takuar edhe me zëvendëspresidentin e këtij ekipi, legjendën e Atletico Madrid, Juanfran Torres. CF Intercity bën gara në Primera Federacion që është e njohur si Liga e Tretë në futbollin spanjoll. Kujtojmë që së fundmi, Krasniqi ishte pjesë…

Read More

Skuadra e Dallas Mavericks ka shënuar fitoren e dytë të playoffit ndaj Minnesota Timberwolves. Maverick fitoi në sekondat e fundit me rezultatin e ngushtr 109-108, shkruan LIG Sport Kjo fitore erdhi në sekondat e fundit falë basketbollistit slloven, Luka Doncic. Doncic pa pasur asnjë presion mori topin dhe gjuajti për treshe në sekondat e fundit për t’ia sjellë fitoren klubit të tij. Doncic realizoi 32 pikë, bëri dhjetë kërcime dhe 13 asistime. LUKA GAME WINNER OVER RUDY GOBERT 🤯 pic.twitter.com/e7PfDgYYdz— SportsCenter (@SportsCenter) May 25, 2024

Read More

Futbollisti i talentuar i Malishevës, Etnik Brruti ka refuzuar kombëtaren e Shqipërisë U21. Falë paraqitjeve të mira me Malisheva, Bruti ka bindur drejtuesit e FSHF-së për ftesë, por ky i fundit e ka refuzuar një të tillë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet futbollisti për Kanal10. “Është e vërtetë kam pasur ftesë nga Shqipëria U21 por kam vendosur të vazhdojë me Kosovën. Më kanë telefonuar mua dhe agjentin tim rreth kësaj ftes”. “Edhe pse Shqiperia janë vellezrit tan kam vendosur ta perfaqsoj Kosoven dhe eshte nder dhe krenari per mua”, deklaroi Brruti.

Read More

Ernest Muçi arriti të fitonte Kupën e Turqisë me Besiktasin teksa mposhtën Trabzonspor në një finale drithërimash e cila përfundoi me fitoren 3-2 të bardhezinjve në minutën e fundit. Me këtë sukses, Besiktas siguron kështu pjesëmarrjen në Conference League, që ishte tejet jetik për klubin turk. Muçi e nisi si titullar e në fund festoi me shokët e ekipit, por jo vetëm. Në stadium ishte edhe e dashura e tij, Klea Verri e cila iu bashkua në fushën e lojës duke përjetuar emocione të veçanta së bashku me ish-talentin e Tiranës. Klea është basketbolliste e Tiranës dhe gjithashtu fitoi titullin…

Read More

UEFA Europa League ka publikuar formacionin e sezonit 2023/24 dhe sigurisht që është i mbushur me lojtarët e dy finalistëve, Atalanta dhe Bayer Leverkusen. Në formacionin e sezonit bëjnë pjesë dy lojtarë shqiptarë. Granit Xhaka dhe Berat Gjimshiti, shkruan LIG Sport Të mërkurën në mbrëmje, kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshiti çoi në qiell titullin kampion, pasi mposhtën ekipin gjerman me shifrat 3:0. Përveç Xhakës dhe Gjimshitit formacionin e sezonit e përbëjnë këta lojtarë:

Read More

Armando Broja ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me Fulham. Sulmuesi do të rikthehet te Chelsea pas huazimit dhe do të vendosë të ardhmen e tij. Përpara rikthimit në Londër, Broja ndodhet në Shqipëri këto ditë dhe sot ka vendosur të ndjekë finalen e vogël të Superiores mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e cila luhet në orën 19:00. Sulmuesi i Kombëtares është i pranishëm në stadiumin Air Albania ku i pyetur për arsyen e vizitës së tij, ai u shpreh: Jam këtu si tifoz i Vllaznisë. Broja pritet të jetë një temë e nxehtë në merkaton e verës pasi Chelsea kërkon…

Read More

Legjenda e futbollit anglez, Jamie Carragher ka parashikuar Euro 2024 gjatë një interviste për The Telegraph. Ish-mbrojtësi i Liverpoolit në grupin B, aty ku është Shqipëria e ka vendosur fanellën “kuqezi” në pozitën e fundit, shkruan LIG Sport Derisa mendon se nga ky grup do të kualifikohet Spanja dhe Kroacia. Kurse në finale çoi nikoqirin Gjermaninë dhe Francën, kjo e fundit sipas Carragher do të shpallet kampion i Europës për vitin 2024. Kujtojmë që kompeticioni i Euro 2024 fillon nga 14 qershori i këtij viti.

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba është larguar përfundimisht nga Legia e Warsawa. Zyba ishte huazuar te skuadra polake gjatë muajti shkurt të këtij viti nga kampioni i këtij sezoni, Ballkani, shkruan LIG Sport Mesfushori 23-vjeçar tani rikthehet te skuadra nga Suhareka ku ka kontratë deri në vitin 2025, por e ardhmja e tij është në dyshim pas afatit të transferimeve gjatë verës. Kujtojmë që me Legian, lojtari kosovar bëri gjashtë paraqitje. “Qëndrim, faleminderit që luajtët me klubin tonë. Ju urojmë suksese në fazat e mëtejshme të karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit. Qendrim Zyba odchodzi z Legii. Dziękujemy…

Read More

Premier League dje gjatë ditës raportoi se lojtari i West Ham Unitedit, Lucas Paqueta është akuzuar për sjellje të pahijshme, pasi dyshohet në bast vënje në disa momente të këtij sezoni. Mesfushori i Kombëtares së Brazilit akuzohet se u ndëshkua me karton të verdhë qëllimisht, në ndeshjet kundër: Leicester Cityt gjatë vitit 2022, ndaj Aston Villas gjatë vitit 2023, Leeds United gjatë vitit 2023 dhe ndaj Bournmouth gjatë viti 2023, shkruan LIG Sport Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet lojtari i “The Hammers” duke tentuar qëllimisht të ndëshkohet me kartonin e verdhë – dhe pikërisht ky rast…

Read More