Author: Admin
Trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho zyrtarisht mund të quhet shtetas shqiptar. Ai bëri sot procedurat e pasaportës me gjithë betimin e nevojshëm, përkrah Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Ai gjendet sot në Lushnjë ku siç shikohet edhe në video tregohet i gjithë proçesi se si ai me gjithë stafin e tij kryejnë procedurat e nevojshme. Sylvinho bëhet trajneri i dytë në historinë e Kombëtares shqiptare që pranon të marr nënshtetësinë shqiptare, pas Gianni De Biasit.
Kristjan Asllani u kurorëzua për herë të parë kampion i Serisë A, teksa Interi fitoi titullin e 20 në histori. Por pavarësisht këtij suksesi, mesfushori shqiptar mund të lëvizë nga Milanoja në verën e ardhshme. Futbollisti i Kombëtares kuqezi pëlqehet në Premier League. Bëhet fjalë për Aston Villa-n. Skuadra nga Birmingham-i siguroi pas disa dekadave kualifikimin për në fazën e grupeve në Champions League dhe për këtë arsye planifikon që të përforcojë ekipin në këtë merkato. Alternativa e vetme në mesin e fushës është Boubacar Kamara, i cili ka pësuar një dëmtim dhe do të kthehet i gatshëm në vjeshtë.…
Skuadra e Juventusit barazoi 3:3 ndaj Bolognas në ndeshjen e parafundit në Serie A. Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi Kenan Yildiz në minutën e 84’të, shkruan LIG Sport Mesfushori i Kombëtares së Turqisë shënoi një supergol nga distanca për t’i barazuar shifrat në 3:3. Ky ishte goli i dytë i 19-vjeçarit këtë sezon në Serie A me fanellën e Juventusit, por ka treguar potencial të jashtëzakonshëm. Madje vlera e Yildizit thuhet se është rreth 34 milionë euro. WHAT A GOAAAAAAAAAL! YILDIZ. COMEBACK. pic.twitter.com/cNzgfoAmn7— Max Statman (@emaxstatman) May 20, 2024
Gjatë vikendit të kaluar u mbyll java e parafundit në Superligën e Turqisë në futboll. Sipas Sofascore, dy lojtarë shqiptarë u futën në formacionin e javës së 37-të, shkruan LIG Sport Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj me fanellën e Sivassporit dhe mbrojtësi kosovar, Amar Gerxhaliu me fanellën e Antalyasporit. Manaj u vlerësua me notën 8.3 në fitoren e klubit të tij 3:1 ndaj Istanbulsporit, duke bërë një asist. Në anën tjetër, Gerxhaliu mori notën 7.7 në fitoren e skuadrës së tij 2:1 ndaj Adana Demirspor.
Mbrojtësi kosovar, Armend Thaqi po largohet nga klubi i Superligës së Kosovës, FC Ballkani. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari, Lorik Gashi dhe finalja e Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës do të jetë ndeshja e fundit e mbrojtësit të djathtë, shkruan LIG Sport Thaqi karrierën do ta vazhdojë në Rumani te skuadra e Cluj. Marrëveshja është arritur tanimë dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet pas finales së mërkurës. Kujtojmë që te klubi rumun luan edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti.
Mirlind Daku ka shtuar dyshimet sa i përket pjesëmarrjes në Europian me Shqipërinë. Sulmuesi po kalon një formë fantastike në Rusi me Rubin Kazan, megjithatë ka munguar në dy miqësoret e fundit të kuqezinjëve që u zhvilluan në mars. Menjëherë pas ndeshjes së djeshme kundër Spartakut të Moskës, ku Daku shënoi një gol, sulmuesi foli hapur në Rusi: “Nuk e kam marrë ende ftesën e Silvinjos, po e pres. Nëse më vjen telefonata, atëherë do të dalë këtu para jush dhe do t’ju tregoj edhe për të ardhmen time”, tha Daku. Pra në rast të ftesës për të shkuar në…
Shqipëria do të luajë në Europianin e Gjermanisë kundër Italisë, Spanjës dhe Kroacisë. Pak më parë është publikuar edhe lista e Kroacisë. Trajneri Dalic ka bërë të ditur listën provizore të EURO24, teksa nuk ka vend për surpriza. 💥 Here it is! 💥#Croatia head coach @DalicZlatko presents the preliminary #Croatia squad for the upcoming #EURO2024! 🇭🇷🤩#Family #Vatreni❤️🔥 pic.twitter.com/xDkEOEwVm9 — HNS (@HNS_CFF) May 20, 2024 Portierë: Dominik Livaković (Fenerbahce), Ivica Ivušić (Pafos), Nediljko Labrović (Rijeka) Mbrojtës: Josip Juranović (Union Berlin), Josip Stanišić (Bayer Leverkusen), Martin Erlić (Sassuolo), Josip Šutalo (Ajax), Domagoj Vida (AEK), Marin Pongracić (Lecce), Joško Gvardiol (Manchester City), Borna…
Ndeshja mes Athletic Bilbaos dhe Sevillas pati shumë ngarkesë emocionale. “Luanët” fituan me golat, nga Raul García dhe Iker Muniain, të cilët i dhanë lamtumirën në San Mames. Kapiteni i përjetshëm bask, mori një ovacion të fortë, ashtu si edhe Jesús Navas, dhe lideri i Sevillas gjithashtu donte të ishte i pranishëm në nderimin e Munianin. Në fund të ndeshjes, Jesús Navas, që përfaqëson të gjithë Sevillan, i solli Iker Muniain një pikturë me një fanellë të personalizuar. Ky kishte numrin e ndeshjeve të luajtura nga mesfushori, 560, dhe mbante firmën e të gjithë lojtarëve të skuadrës. Një detaj që…
Kombëtarja e Zvicrës ditë më parë publikoi listën preliminare për Euro 2024. Valon Behrami tani është analist në mediumin zviceran “20min”, ndërsa të shtunën, një ditë pasi u bë publike lista e Murat Yakinit për Kampionatin Evropian të këtij viti, ka dhënë kritika të ashpra. “Cili është qëllimi i këtij kontingjenti”, ka thënë Behrami që ka mbetur i habitur numrin kaq të lartë të lojtarëve të ftuar. Yakini të premten publikoi listën me 38 emra për “Euro 2024”, por ky numër do të reduktohet dy herë para se të dorëzohet lista finale për në Evropianin që organizohet në Gjermani. Gjashtë…
Trent Alexander-Arnold u përlot teksa dha një intervistë të shkurtër nga fusha pas ndeshjes së fundit të Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit. “Jam zhvilluar si njeri, si lojtar,” i tha ai Viaplay kur u pyet për shefin, përcjell LIG Sport. “Ai ndryshoi jetën time. Të gjithë rreth meje, e gjithë familjen time. E gjithë kjo ishte e mundur për shkak të tij. Unë kurrë nuk mund të them faleminderit mjaftueshëm. Ai i bëri ëndrrat e mia realitet. “Unë kurrë nuk jam emocional, pyesni familjen time, nuk më kujtohet hera e fundit kur kam qarë. Unë nuk kam qarë prej…