Author: Admin

Skuadra e Atalantas ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Bayer Leverkusenit në ndeshjen finale të UEFA Europa League. Golin për 2:0 e shënoi Ademola Lookman në minutën e 26’të, shkruan LIG Sport Lookman shënoi një gol tejet të bukur jashtëzonës së 16-metërshit. Ky ishte goli i dytë personal për 26-vjeçarin. Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin e Dublinit në Iralndë. koca bi lookman pic.twitter.com/Vcp1PZZaF7 — mustafa  𝕏 (@fbimustafayedek) May 22, 2024

Read More

Skuadra e Atalantas ka shënuar gol ndaj Bayer Leverkusenit në ndeshjen finale të UEFA Europa League. Golin për 1:0 e shënoi Ademola Lookman në minutën e 13’të, shkruan LIG Sport 26-vjeçari shënoi gol brenda zonës së 16-metërshit pas një asisti të bukur nga Zappacosta. Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin e Dublinit në Iralndë. 🚨🚨| GOAL: LOOKMAN OPENS THE SCORING FOR ATALANTA!!! Atalanta 1-0 Bayer Leverkusen pic.twitter.com/FoUPkp04D7 — CentreGoals. (@centregoals) May 22, 2024

Read More

Mirlind Daku po kalon një formë fantastike te Rubin Kazan në Rusi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po merr pjesë në shumicën e golave të ekipit rus, duke i shënuar vetë ato apo duke asistuar. Tashmë, 26-vjeçari është në pritje të një ftese nga Sylvinho, për Euro 2024. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Daku ka nënkuptuar që e meriton ftesën nga Kombëtarja për Europianin, duke theksuar se ka bërë mirë dhe performancat e tij kanë qenë në rritje. Në këtë mënyrë, disa ditë para shpalljes së listës nga Sylvinho, Daku i ka dërguar ‘sms’ trajnerit brazilian. “Përpiqem të tregoj…

Read More

Skuadra e Liverpoolit është duke menduar për afatin e transferimeve gjatë verës dhe trajneri i ri, Arne Slot ka filluar t’i “piketoj” disa lojtarë. Sipas Bild.de, skautët e “The Reds” kanë përcjellur disa ndeshje të futbollistit shqiptar, Brajan Gruda, shkruan LIG Sport Gruda ka zhvilluar një sezon fantastik me Mainzin në Bundesliga duke zhvilluar 28 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri tri asiste. Vlera e futbollistit shqiptar është 9 milionë euro sipas sajtit “Transfermarkt”, kurse Liverpooli po bën gati një ofertë prej 10 milionë euro. 19-vjeçari nuk u ftua nga Kombëtarja e Gjermanisë për ndeshjet e Euro 2024, por që…

Read More

Leverkusen janë gati për tripletën. Bayer Leverkusen luan sot në finalen e Europa Leagu kundër Atalanta Bergamo me fillim nga ora 21:00. Granit Xhaka, futbollisti shqiptar i ekipit gjerman duket shumë i motivuar para ndeshjes së sotme finale të kompeticionit europian, përcjell LIG Sport. Ai poashtu ironizoi në konferencën për shtyp, ku tregoi edhe çelësin e suksesit të Leverkusenit këtë vit. “Finalet janë për t’u fituar”, tha kreu i ekipit Granit Xhaka me një zë të fortë dhe duke qeshur shpjegoi sekretin e supozuar të suksesit të Bayer: “Ne pimë gjak çdo mëngjes. 💭 Xhaka was asked why there is…

Read More

Skuadra e LNZ Cherkasy shënoi një fitore të madhe gjatë vikendit të kaluar ndaj FK Zorya Luhansk në javën e 29-të në Premier League të Ukrainës. Njeriu i ndeshjes ishte lojtar kosovar, Hajdin Salihu. Mbrojtësi shënoi një gol dhe bëri një asist në fitoren e klubit të tij, shkruan LIG Sport Edhe pse është një qendërmbrojtës, 22-vjeçari në 12 ndeshje sa ka luajtur me fanellën e klubit ukrainas ka realizuar tri gola dhe ka bërë një asist. Salihu u transferua te skuadra e Cherkasyt në janar të këtij viti mha ekipi i Superligës së Kosovës, FC Drita për 250 mijë…

Read More

Trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho zyrtarisht mund të quhet shtetas shqiptar. Ai bëri sot procedurat e pasaportës me gjithë betimin e nevojshëm, përkrah Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Ai gjendet sot në Lushnjë ku siç shikohet edhe në video tregohet i gjithë proçesi se si ai me gjithë stafin e tij kryejnë procedurat e nevojshme. Sylvinho bëhet trajneri i dytë në historinë e Kombëtares shqiptare që pranon të marr nënshtetësinë shqiptare, pas Gianni De Biasit.

Read More

Kristjan Asllani u kurorëzua për herë të parë kampion i Serisë A, teksa Interi fitoi titullin e 20 në histori. Por pavarësisht këtij suksesi, mesfushori shqiptar mund të lëvizë nga Milanoja në verën e ardhshme. Futbollisti i Kombëtares kuqezi pëlqehet në Premier League. Bëhet fjalë për Aston Villa-n. Skuadra nga Birmingham-i siguroi pas disa dekadave kualifikimin për në fazën e grupeve në Champions League dhe për këtë arsye planifikon që të përforcojë ekipin në këtë merkato. Alternativa e vetme në mesin e fushës është Boubacar Kamara, i cili ka pësuar një dëmtim dhe do të kthehet i gatshëm në vjeshtë.…

Read More

Skuadra e Juventusit barazoi 3:3 ndaj Bolognas në ndeshjen e parafundit në Serie A. Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi Kenan Yildiz në minutën e 84’të, shkruan LIG Sport Mesfushori i Kombëtares së Turqisë shënoi një supergol nga distanca për t’i barazuar shifrat në 3:3. Ky ishte goli i dytë i 19-vjeçarit këtë sezon në Serie A me fanellën e Juventusit, por ka treguar potencial të jashtëzakonshëm. Madje vlera e Yildizit thuhet se është rreth 34 milionë euro. WHAT A GOAAAAAAAAAL! YILDIZ. COMEBACK. pic.twitter.com/cNzgfoAmn7— Max Statman (@emaxstatman) May 20, 2024

Read More

Gjatë vikendit të kaluar u mbyll java e parafundit në Superligën e Turqisë në futboll. Sipas Sofascore, dy lojtarë shqiptarë u futën në formacionin e javës së 37-të, shkruan LIG Sport Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj me fanellën e Sivassporit dhe mbrojtësi kosovar, Amar Gerxhaliu me fanellën e Antalyasporit. Manaj u vlerësua me notën 8.3 në fitoren e klubit të tij 3:1 ndaj Istanbulsporit, duke bërë një asist. Në anën tjetër, Gerxhaliu mori notën 7.7 në fitoren e skuadrës së tij 2:1 ndaj Adana Demirspor.

Read More