Author: Admin
Cristiano Ronaldo sapo ka arritur në vendin ku do të zhvillohet super meçi i mbrëmjes mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk. Ylli i Al Nassr do të jetë i pranishëm dhe ka një ulëse afër ringut, shkruan LIG Sport Ronaldo është i ulur afër boksierit nga Britania e Madhe, Anthony Joshua. Kujtojmë që kjo luftë e shumëpritur do të filloj rreth orës 00:00. Ronaldo and AJ are loving the boxing 😍🥊@anthonyjoshua 🤝 @cristiano 🤝 @Turki_alalshikh Buy #FuryUsyk LIVE on TNT Sports Box Office 👉 https://t.co/FXWiFF98Ej pic.twitter.com/FH43jMrwtB — Boxing on TNT Sports (@boxingontnt) May 18, 2024
Janë afruar orët e super meçit të shekullit mes Tyson Furyt dhe Oleksander Usyk që zhvillohet sonte në Arabinë Saudite. Legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard sapo ka arritur në ambientin ku do të zhvillohet ky super meç, shkruan LIG Sport Ish-lojtari i Liverpoolit tani trajner te skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ettifaq – gjatë një interviste ka parashikuar edhe këtë “luftë” mes Usykyt dhe Furyt. Gerrard tregohet nacionalist dhe duket se e përkrah boksierin nga Britania e Madhe, Tyson Fury. “Gjithë me Tyson Furyn”, ishte përgjigja e Steven Gerrardit. Kujotjmë që sonte pritet që meçin nga afër ta shikojë edhe…
Skuadra e Mainzit arriti fitore të madhe ndaj Wolfsburgut në ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesliga. Gol në këtë takim bëri edhe lojtari shqiptar, Barjan Gruda, shkruan LIG Sport Gruda shënoi në minutën e 24’të për ta barazuar rezultatin në 1:1. Futbollisti shqiptar gjithashtu bëri edhe një asist te goli i shënuar nga bashkëlojtari i tij, Burkardt në minutën e 85’të. Me këtë fitore, Mainzi siguroi mbetjen në ligë edhe për sezonin 2023/24, ndërsa Gruda ishte një nga më të mirët në fushë për ekipin “bardhëekuq”. BRAJAN GRUDA 🇩🇪🇦🇱(2004) DRAWS LEVEL A GREAT FINISH!!! NADIEM AMIRI WITH A GREAT…
Skuadra e Borussia Dortmundit shënoi fitore 4:0 në ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesliga ndaj Darmstadt. Kjo ishte ndeshja e fundit e Marco Reus në “Iduna Park” me fanellën e “verdhëezinjëve”, shkruan LIG Sport Reus u largua nga fusha në minutën e 80’të dhe ishte moment emocionues për të dhe për të gjithë tifozët e futbollit. Atij iu bë një garda e nderit nga bashkëlojtarët e tij, kurse edhe lojtarët kundërshtarë u afruan për të përshëndetur atë rrugës për në stol. Reus do ta zhvilloj edhe një ndeshje me Dortmundin, atë të finales së madhe në Ligën e Kampionëve…
Futbollisti gjerman, Marco Reus ka shënuar gol për Borussia Dortmundin në ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesliga. Reus shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë për fanellën e Dortmundit në ndeshjen ndaj Darmstadtit, shkruan LIG Sport Gjermani shënoi një gol në minutën e 38’të nga gjuajtja e lirë për rezultatin 2:0. Ky ishte një nga golat e fundit të Reusit me fanellën e Dortmundit dhe para tifozëve të “Iduna Park”. Kujtojmë që Reus do të largohet nga Dortmundi në fund të këtij sezoni. Përveç kësaj ndeshje, Reus do të luaj edhe në finalen e madhe në…
Skuadra e Sparta Prague ka ofruar 1.5 milionë euro për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi. Sipas gazetarit, Arlind Sadiku – ekipin nga Çekia tashmë ka oftuar te Rapid Bucuresti shifren prej 1.5 milionë euro për transferimin e lojtarit kosovar, shkruan LIG Sport Ermal Krasniqi te Rapidi u transferua gjatë afatit të janarit nga klubi tjetër romun, CFR Cluj. Gjatë këtij sezoni në të gjitha garat, Krasniqi ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asiste. 🇨🇿 Ermal Krasniqi devrait s’engager au Sparta Prague L’ailier du Rapid Bucarest serait proche de rejoindre le club tchèque pour 1.5 mio d’euros…
Futbollisti anglez, Cole Palmer ka fituar çmimin “lojtari i ri i sezonit” në Premier League. Palmer zhvilloi super sezon me Chelsean duke shënuar 22 gola dhe 10 asiste në elitën e futbollit anglez, shkruan LIG Sport Ish-lojtari i Manchester Cityt mposhti kandidatët si, Erling Haaland, Phil Foden, Bukayo Saka, Mainoo, Isak. Kujtojmë që Chelsea e transferoi Palmerin për 47 milionë euro.
Mesfushori spanjoll, Isco ka pësuar një lëndim dhe pritet të mungojë me Spanjën në ndeshjen e Euro-s 2024. Siç u raportua në media ditë më parë, Isco pritej të ftohej nga Kombëtarja e Spanjës për ndeshjen e Kampionatit Europian, shkruan LIG Sport Megjithatë, mesfushori i Real Betisit ka pësuar një lëndim në këmbën e tij të majtë dhe është parë me paterica. 32-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 29 ndeshje, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë pesë asiste. 🚨 Isco has fractured his left fibula and will miss EURO 2024. He was set to be called up by Spain,…
Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listen preliminare për Euro 2024, me 38-futbollistë që janë ftuar fillimisht për dy ndeshjet miqësore para nisjes në Gjermani. Trajneri Murat Yakin ka folur fillimisht për dy ndeshjet miqësore ndaj Estonisë dhe Austrisë dhe ka një mesazh për Granit Xhakën. “Akanji dhe Granit Xhaka kanë pasur një sezon të gjatë. Ata mund të vendosin vetë nëse duan të luajnë në këto miqësore. Por ata kanë përparësi”, u shpreh Murat Yakin Kurse sa i përket objektivit të Zvicrës në Kampionatin Europian, Murat Yakin u përgjigj: Ne kemi një grup të vështirë, por shumë është e mundur”.…
Kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury (34-0-1, 24 KO) do të përballet me Usyk (21-0, 14 KO), i cili mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO, të shtunën në Riad të Arabisë Saudite, me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive. Sot, dy boksierët kanë mbajtur konferencën e fundit për media para ballafaqimit të madh. Pak para se të mbyllej gjithçka, Fury bëri një veprim të çuditshëm – pasi nuk e shikoi fare në sy Usyk, kur të dy u afruan. Pasi e bëri këtë, gazetarët e…