Author: Admin
Për të festuar 100 vjetorin e klubit francez, Zidane dhe legjenda të tjera u përballën me Varietes Club de France të martën. Ish-mesfushori i Real Madrid dhe Bordeaux mahniti 32,000 tifozët me driblimet dhe goditjet e tij; duke treguar se e ka ende formën 18 vjet pas pensionimit nga sporti, shkruan LIG Sport. Zidane luajti 179 herë për Bordeaux-in, duke shënuar 39 gola në këtë proces, përpara se të transferohej te Juventusi në vitin 1996. Francezi u bë një nga lojtarët më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe fitoi trofe të shumtë, si në të gjithë Evropën ashtu edhe…
N’Golo Kante do të thirret në EURO 2024 nga Didier Deschamps, raporton Canal+. Mesfushori i Al Ittihad nuk e ka veshur fanellën e Francës që nga 3 qershori 2022. Megjithatë, trajneri francez ka vendosur që Kante të ftohet nga kombëtarja e tij në kampionatin evropian të Gjermanisë. Kujtojmë se Franca ndodhet në grup me Poloninë, Holandën dhe Austrinë. https://twitter.com/eurofootcom/status/1791163268570005575
Faqja e njohur sportive “CIES Football Obs” ka publikuar listën e mesfushorëve me impaktin më të lartë gjatë sezonit 2023/24. Mesfushori i Kombëtares së Spanjës dhe Manchester Cityt, Rodri – është i pari gjatë këtij sezoni që ka pasur impakt të lartë me një vlerësim prej 98.5, shkruan LIG Sport I dyti në këtë listë është mesfushori i Kombëtares së Zvcirës dhe lojtari i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka. Xhaka nga “CIES” është vlerësuar me 92.3 me impaktin e dytë më të madh në botë në pozitën e tij. Futbollisti i tretë në këtë listë është mesfushori i Arsenalit, Martin Odegaard,…
Skuadra e Manchester United ka fituar ndaj Newcastle United sonte me rezultatin 3-2, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në ‘Old Trafford’. Pas ndeshjes, trajneri i Manchester United, Ten Haag, foli për tifozët, të cilëve iu premtoi se do përforcohen dhe se do ta fitojnë FA Cup, kompeticion në të cilin janë në finale dhe duan të triumfojnë ndaj Cityt. “Në emër të lojtarëve, stafit dhe vetes time dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e shkëlqyer gjatë këtij sezoni. “Siç e dini, nuk ishte një sezon i lehtë, por një gjë mbeti konstante dhe kjo ishte mbështetja juaj…
Skuadra e Juventusit ka triumfuar në finalen e Kupës së Italisë, duke mposhtur kështu Atalantan me rezultatin minimal 0:1. Juventus fitoi Kupën e Italisë për herë të 15’të, rekord absolut në Itali, përcjell LIG Sport. https://twitter.com/cesar21costa/status/1790849817133940977 Megjithatë, finalja ishte shumë tension dhe kjo u duk edhe tek lojtarët e trajnerët. Në fundin e takimit, Allegri ishte tepër i nervozuar me Marescan, gjyqtarin kryesor, i cili më pas edhe e ndëshkoi me karton të kuq. https://twitter.com/aziz_zgh/status/1790849776361058548 Allegri u “çart” totalisht dhe e largoi setrën e më pas edhe ‘krevatën’, duke mos u ndalur duke kritikuar referin. Pamjet janë virale: https://twitter.com/MatthijsPog/status/1790849915687456894
Bersant Celina sapo ka shënuar eurogol në kampionatin suedez. Skuadra e tij po mposhtet thellë, megjithatë Bersant Celina gjeti rrugën e një eurogoli. Celina shënoi golin e parë të AIK në duelin ndaj Elfsborg, duke goditur nga jashtë zona me shumë saktësi. Rezultati aktual i takimit është 5-1 në favor të Elsborg. Ja goli i Celinës: https://twitter.com/dplus_sportSE/status/1790813714834202665?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1790813714834202665%7Ctwgr%5E44b7f6ecd1247f46c5bce8f6ef196fb3abd98348%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fwp-admin%2Fpost.php%3Fpost%3D3087079action%3Dedit
Arbër Zeneli po vazhdon me paraqitje të mira në Suedi. Futbollisti kosovar ka rigjetur formën optimale dhe në ndeshjet e fundit është vendimtar në ndeshjet e ekipit të tij, Elfsborg. Zeneli ka asistuar në dy gola të ekipit të tij ndaj AIK. Fillimisht asistoi në pjesën e parë për Jalal Abdullai, teksa pak minuta më parë asistoi edhe tek goli i tretë i realizuar nga Qasem. Ja pamjet: https://twitter.com/dplus_sportSE/status/1790802235330330737?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1790802235330330737%7Ctwgr%5Ea98fa55f5adaf9e2c54076450ca85d61dbedcfde%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fwp-admin%2Fpost.php%3Fpost%3D3087048action%3Dedit https://twitter.com/dplus_sportSE/status/1790795244000235965?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1790795244000235965%7Ctwgr%5Ecc5394f84f8eaee354603a0a9511721be8a9b1fb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fwp-admin%2Fpost.php%3Fpost%3D3087048action%3Dedit
Carlo Ancelotti ka mbështetur Toni Kroos për të fituar Topin e Artë edhe pse ai e pranon se nuk ka gjasa. “Do të doja të shihja Toni Kroos duke fituar Topin e Artë, por nuk mendoj se do ta fitojë”, tha ai. “Por gjithçka mund të ndodhë. Ka Euro 2024 këtë verë, nëse ai fiton Champions League dhe Euro me Gjermaninë, ai mund të luftojë për Topin e Artë”. Kroos e ka vendosur veten si një ikonë e Los Blancos, duke fituar katër trofe të La Ligës dhe Champions League gjatë periudhës së tij në klub. Megjithatë, gjermani rrallëherë është…
Skuadra e Baselit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Lausanne Ouchy në ndeshjen e raundit të 36-të në Superligën e Zvicrës. Një moment ndodhi pas përfundimit të pjesës së parë ku si protagonist ishte mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, shkruan LIG Sport Portieri i ekipit kundërshtar, Jeremy Vachoux provokoi tifozët duke shkuar në dhomat e zhveshjes – këtë detaj e vërejti lojtari shqiptar. Kur, Xhaka pa portierin e Laussane duke duartrokitur tifozët e Baselit, ai iu vërsul menjëherë në tunel. Nuk ka pasur ndonjë kacafytje mes tij edhe portierit pasi menjëherë vrapuan edhe pjesa tjetër e ekipit dhe e parandaluan këtë incident.…
Me humbjen e Tottenhamit 0:2 nga Manchester City, ka festuar ekipi i Aston Villas. Klubi i Unay Emery ka siguruar edhe zyrtarisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25, shkruan LIG Sport. Teksa ekipi ishte mbledhur për një ceremoni, ata ndanë kohë edhe për të shikuar ballafaqimin Tottenham – Man City. Natyrisht, me të përfunduar ndeshja, filloi festa tek Aston Villa, pasi ata kuptuan se do luajnë në kampionatin elitar të futbollit pas 41 vitesh. Festë e madhe, por edhe e merituar nga ekipi i Emery. Ja pamjet e bukura: https://twitter.com/avfcofficial/status/1790490108098998361?s=46&t=U4yldtnwEyoSJjFfa5GJhQ