Author: Admin
Skuadra e Juventusit ka triumfuar në finalen e Kupës së Italisë, duke mposhtur kështu Atalantan me rezultatin minimal 0:1. Juventus fitoi Kupën e Italisë për herë të 15’të, rekord absolut në Itali, përcjell LIG Sport. https://twitter.com/cesar21costa/status/1790849817133940977 Megjithatë, finalja ishte shumë tension dhe kjo u duk edhe tek lojtarët e trajnerët. Në fundin e takimit, Allegri ishte tepër i nervozuar me Marescan, gjyqtarin kryesor, i cili më pas edhe e ndëshkoi me karton të kuq. https://twitter.com/aziz_zgh/status/1790849776361058548 Allegri u “çart” totalisht dhe e largoi setrën e më pas edhe ‘krevatën’, duke mos u ndalur duke kritikuar referin. Pamjet janë virale: https://twitter.com/MatthijsPog/status/1790849915687456894
Bersant Celina sapo ka shënuar eurogol në kampionatin suedez. Skuadra e tij po mposhtet thellë, megjithatë Bersant Celina gjeti rrugën e një eurogoli. Celina shënoi golin e parë të AIK në duelin ndaj Elfsborg, duke goditur nga jashtë zona me shumë saktësi. Rezultati aktual i takimit është 5-1 në favor të Elsborg. Ja goli i Celinës: https://twitter.com/dplus_sportSE/status/1790813714834202665?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1790813714834202665%7Ctwgr%5E44b7f6ecd1247f46c5bce8f6ef196fb3abd98348%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fwp-admin%2Fpost.php%3Fpost%3D3087079action%3Dedit
Arbër Zeneli po vazhdon me paraqitje të mira në Suedi. Futbollisti kosovar ka rigjetur formën optimale dhe në ndeshjet e fundit është vendimtar në ndeshjet e ekipit të tij, Elfsborg. Zeneli ka asistuar në dy gola të ekipit të tij ndaj AIK. Fillimisht asistoi në pjesën e parë për Jalal Abdullai, teksa pak minuta më parë asistoi edhe tek goli i tretë i realizuar nga Qasem. Ja pamjet: https://twitter.com/dplus_sportSE/status/1790802235330330737?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1790802235330330737%7Ctwgr%5Ea98fa55f5adaf9e2c54076450ca85d61dbedcfde%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fwp-admin%2Fpost.php%3Fpost%3D3087048action%3Dedit https://twitter.com/dplus_sportSE/status/1790795244000235965?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1790795244000235965%7Ctwgr%5Ecc5394f84f8eaee354603a0a9511721be8a9b1fb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fwp-admin%2Fpost.php%3Fpost%3D3087048action%3Dedit
Carlo Ancelotti ka mbështetur Toni Kroos për të fituar Topin e Artë edhe pse ai e pranon se nuk ka gjasa. “Do të doja të shihja Toni Kroos duke fituar Topin e Artë, por nuk mendoj se do ta fitojë”, tha ai. “Por gjithçka mund të ndodhë. Ka Euro 2024 këtë verë, nëse ai fiton Champions League dhe Euro me Gjermaninë, ai mund të luftojë për Topin e Artë”. Kroos e ka vendosur veten si një ikonë e Los Blancos, duke fituar katër trofe të La Ligës dhe Champions League gjatë periudhës së tij në klub. Megjithatë, gjermani rrallëherë është…
Skuadra e Baselit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Lausanne Ouchy në ndeshjen e raundit të 36-të në Superligën e Zvicrës. Një moment ndodhi pas përfundimit të pjesës së parë ku si protagonist ishte mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, shkruan LIG Sport Portieri i ekipit kundërshtar, Jeremy Vachoux provokoi tifozët duke shkuar në dhomat e zhveshjes – këtë detaj e vërejti lojtari shqiptar. Kur, Xhaka pa portierin e Laussane duke duartrokitur tifozët e Baselit, ai iu vërsul menjëherë në tunel. Nuk ka pasur ndonjë kacafytje mes tij edhe portierit pasi menjëherë vrapuan edhe pjesa tjetër e ekipit dhe e parandaluan këtë incident.…
Me humbjen e Tottenhamit 0:2 nga Manchester City, ka festuar ekipi i Aston Villas. Klubi i Unay Emery ka siguruar edhe zyrtarisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25, shkruan LIG Sport. Teksa ekipi ishte mbledhur për një ceremoni, ata ndanë kohë edhe për të shikuar ballafaqimin Tottenham – Man City. Natyrisht, me të përfunduar ndeshja, filloi festa tek Aston Villa, pasi ata kuptuan se do luajnë në kampionatin elitar të futbollit pas 41 vitesh. Festë e madhe, por edhe e merituar nga ekipi i Emery. Ja pamjet e bukura: https://twitter.com/avfcofficial/status/1790490108098998361?s=46&t=U4yldtnwEyoSJjFfa5GJhQ
Skuadra e Real Madridit ka shënuar edhe golin e pestë ndaj Alavesit. Golin e pestë në këtë duel e ka shënuar super talenti, Arda Guler. Guler realizoi gol pas 82 minutave lojë – duke vazhduar kështu formën e mirë. Rezultati aktual i takimit është 5-0. Ja goli https://twitter.com/YashRMFC/status/1790491189843751158?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1790491189843751158%7Ctwgr%5E645c2f5eebb6eafcc078a69ee918a334ae46c5ab%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fwp-admin%2Fpost.php%3Fpost%3D3086624action%3Dedit
Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e tretë ndaj Alavesit. Golin e tretë në këtë duel e ka shënuar Fede Valverde. E si zakonisht, Valverde shënoi një gol fantastik me goditje të fuqishme në minutat e fundit të pjesës së parë. Rezultati aktual i takimit është 3-0. Ja eurogoli i Valverdes: https://twitter.com/totalcristiano/status/1790477346463522842
Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e avantazhit në duelin ndaj Tottenhamit. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar Erling Haaland. Haaland ka shënuar golin e parë në këtë duel në minutën e 50’të – pas asistimit të De Bruyne. Rezultati momental i takimit është 0-1. Ja goli https://twitter.com/centregoals/status/1790474494684938606
Skuadra e Manchester Cityt ka lëshuar një rast të artë shënimi ndaj Tottenhamit. Ishte Phil Foden që u gjet në rast shënimi në zonë – por portieri Vicario bëri një pritje të mrekullueshme, për t’ia mohuar golin. Rezultati momental pas 15 minutave lojë është 0-0. Manchester City ka dominimin, por ende nuk ka gjetur golin, që i duhet më shumë se kurrë sot. Ja momenti i Foden: https://twitter.com/SimplyGoal/status/1790461750984192098