Author: Admin

Legjenda e Athletic Bilbaos, Iker Muniain, ka njoftuar se do të largohet nga klubi pas 15 vitesh në ekipin e parë, pasi është bërë lojtari i dytë me më shumë paraqitje në historinë e klubit nga “San Mames”, me të cilin këtë edicion fitoi Kupën e Mbretit. Muniain te Bilbao arriti në moshën 12-vjeçare dhe tani gati dy dekada më vonë, si një 31-vjeçarë do të largohet në fund të kontratës së tij këtë verë, shkruan LIG Sport ⭐️🦁 Eres magia, eres luz.#EskerrikAskoMuniain #AthleticClub 🦁 pic.twitter.com/asqC3FN714 — Athletic Club (@AthleticClub) May 13, 2024 Sonte në stadium atij iu dha përshëndetja…

Read More

Nuk ishte një lamtumirë aq e bukur për Kylian Mbappe nga Parc de Princes, pasi lojtari luajti dje ndeshjen e fundit në stadiumin e PSG’së, në humbjen 1-3 nga Toulouse. Sipas mediumit francez, Le Parisien, Kylian Mbappe dhe Nasser Al-Khelaifi patën një përleshje në Parc des Princes para ndeshjes të së dielës. Zënka mes Kylian Mbappe dhe Nasser Al-Khelaifi të dielën ishte aq e zhurmshme sa që u dëgjua edhe nga të tjerërt, raporton mediumi francez. Nasser Al-Khelaifi e pyeti Mbappen pse nuk e përmendi atë në videon e lamtumirës dhe siç duket kjo ishte edhe arsyeja e përleshjes… https://twitter.com/theMadridZone/status/1790060424152363374

Read More

Këtë të hënë, trofetë e UNFP do të jepen në Pavillon d’Armenonville në Paris. Pesë të nominuarit në secilën kategori u zbuluan në fund të prillit, teksa fituesit dihen sonte në këtë ceremoni të 32-të. Kujtojmë se i nominuar për lojtarin më të mirë të Vitit në Francë është edhe futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, shkruan LIG Sport. Natyrisht, Zhegrova do jetë prezent sonte në ceremoni në Paris, ku para pak çaste janë publikuar pamjet e tij duke shkuar në vendin e ngjarjes bashkë me babain e tij. Për lojtarin më të mirë të Ligue 1 janë të nominuar: Aubameyang (OM),…

Read More

Edon Zhegrova ka përfunduar në qendër të vëmendjen për shkak të interesimeve nga disa skuadra. Lojtari “Dardan” falë paraqitjeve me skuadrën e Lille në këtë sezon në Ligue 1 ka fituar vëmendjen e shume ekipeve, të cilat në merkaton e verës do të tentojnë transferimin e tij. Kështu në Italia ofertat janë të shumta. Juventusi dhe Napoli janë dy ekipet që kërkojnë Zhegrovën, teksa kësaj gare i është bashkuar edhe Roma. Kështu sipas “Il Tempo” drejtuesit e verdhekuqve pas Federice Cheisas duan edhe 25-vjeçarin shqiptar. Kujtojmë se sulmuesi anësor këtë sezon me Lille ka luajtur në 46 ndeshje, ku ka…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica mund të jetë një nga shitjes e verës nga skuadra e Besiktasit. Ashtu siç raportojnë mediat në Turiq, Besiktasi planifikon largimin e lojtarit kosovar për 10 milionë euro, shkruan LIG Sport Rashica ka oferta nga disa klube europiane, përfshi këtu Serie A dhe Championshipin e Anglisë. 27-vjeçari gjatë këtij sezoni në Superligën e Turqisë ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste me fanellën e “Beshikit”. Skuadra turke planifikon edhe shitjen e talentit, Semih Kilicsoy për 30 milionë euro. Beşiktaş; Milot Rashica ve Semih Kılıçsoy’un satışından toplamda 40 milyon Euro gelir hedefliyor.…

Read More

Futbollisti Mehdi Taremi, dje luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Portos në Portugali në fitoren 2:1 ndaj Boavista. Madje ishte Taremi ai që shënoi golin e fitores për ekipin e tij në sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan LIG Sport Taremi pas ndeshjes filloi të qante sepse do të largohet nga ky klub në fund të sezonit. 31-vjeçari do të largohet nga Porto me parametra zero dhe do të nënshkruaj me kampionin e Serie A, Interin. Sulmuesi Iranian gjatë këtij sezoni zhvilloi 22 ndeshje, shënoi gjashtë gola dhe bëri tri asiste. https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1789796493336916191

Read More

Donis Avdijaj dhe Fisnik Asllani, dy lojtarë të Kombëtares së Kosovës janë futur në formacionin e javës në Bundesliga të Austrisë. Donis Avdijaj u vlerësua me notën 8.5 nga Sofa Score pas një paraqitje të mirë që e bëri ndaj Salzburgut, edhe pse kjo e fundit mposhti ekipin e tij, Hartberg, shkruan LIG Sport Avdijaj arriti të shënonte një gol në këtë ndeshje. Në anën tjetër, Fisnik Asllani bëri një paraqitje të mirë me fanellën e Austria Vienna dhe u vlerësua me notën 7.7.

Read More

Skuadra e Lille shënoi fitore mbrëmë 2:1 ndaj Nantes në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Ligue 1. Dy golat në këtë takim për Lillen i shënoi sulmuesi kanadez, David, shkruan LIG Sport Në një prej golave, Edon Zhegrova ishte ai që e filloi aksionin – duke bërë një depërtim fantastik. Më pas topin e pasoi te Diakite, i cili asistoi për te goli i parë i shënuar nga David. Ce deuxième but 🤩 Quelle action collective 🔥#FCNLOSC pic.twitter.com/lf3VuyFoSE — LOSC (@losclive) May 13, 2024

Read More

Skuadra e Hajduk Splitit është duke barazuar 1:1 ndaj Istra 1961 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në elitën e futbollit kroat. Golin për ekipin mysafir e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisic, shkruan LIG Sport Perisic shënoi një gol tejet të bukur në stilin vollej dhe ky ishte i pari me fanellën e Hajdukut që prej transferimit nga Tottenham Hotpsur në afatin e dimrit. Kujtojmë që Perisic nuk kishte shënuar gol që nga muaji mars i vitit të kaluar. https://twitter.com/TheCroatianLad/status/1789717511962816713

Read More

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi ka gjetur një tjetër gol në Superligën e Turqisë. Në minutën e 38-të, ai shënoi golin e tretë për skuadrën e tij duke e mbyllur në shifrat 3-0 pjesën e parë kundër Samsunsporit. Pas një goditje standarte, Cikalleshi gjuan me kokë duke shkundur rrjetën e kundërshtarit. Rikujtojmë që ky është goli i 12 i tij në këtë sezon në kampionat. https://twitter.com/FutbolliShqipFR/status/1789699324437221698

Read More