Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka treguar se cili është futbollisti më i mirë me të cilin ka luajtur dhe cili ka qenë kundërshtari më i fortë që ka përballuar në fushë.
“Eden Hazard. Është një super lojtar, një legjendë. I pandalshëm,” – tha Broja për ish-shokun e skuadrës te Chelsea, shkruan LIG Sport
Ndërsa përballë, ai e vendos një tjetër emër të madh: “Cristiano Ronaldo. Është edhe idolli im.”
Broja, i cili së fundmi ka nënshkruar me Burnley nga Chelsea për rreth 20 milionë euro, synon që në Premier League të shënojë sa më shumë gola dhe të ndihmojë skuadrën e tij të re të sigurojë qëndrimin në elitë./LIG Sport/