Rey Manaj ishte një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares në sfidën me Ukrainën. Sulmuesi bëri një paraqitje mjaft pozitive, duke ndihmuar kuqezinjtë drejt fitores.
Para duelit me Gjeorgjinë, Manaj ka bërë një postim në rrjetet sociale. Sulmuesi ka shkruar se ndjej shumë krenari për fanellën që mban veshur, ndërsa ndër të tjera thotë se do të shihemi të martën.
“Çfarë krenarie ndjej kur përfaqsoj këtë fanellë ❤️????Shihemi të martën ????”, ka shkruar lushnjari në rrjetet sociale.
Kujtojmë se kombëtarja shqiptar do të luajë ndaj Gjeorgjisë ditën e nesërme, takim shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e kuqezinjve në këtë turne. Një sfidë që do të luhet në “Air Aalbania” në orën 20:45, ku stadiumi është “sold out” për këtë takim.