Ballkani sot do të ketë përballjen e radhës në garat evropiane.
Kampioni i Kosovës do të luajë në “Fadil Vokrri” ndaj Astanës me fillim nga ora 18:45.
Djemtë e drejtuar nga trajneri, Ilir Daja janë në një pozitë të favorshme për të kaluar edhe grupet e Europa Confrence League dhe do të kërkojnë me ‘patjetër’ fitoren ndaj Astanës.
Para fillimit të takimit, sulmuesi shqiptar Mirlind Daku ka postuar një storje në Facebook duke dhënë përkrahjen e tij për klubin suharekas.
“Shumë fat dhe suksese, është koha të kalojmë në një nivel tjetër”, ka shkruar Daku në një story të postuar në Facebook.