Kombëtarja italiane e futbollit ka humbur një tjetër lojtar përpara fillimit të Kampionatit Europian Gjermani 2024. Di Lorenco u largua nga grumbullimi për arsye familjare, ndërsa Acerbi humbi Europianin për arsye dëmtimi.
Fatin e mbrojtësit të Interit e pati edhe Scalvini.
Futbollisti i Atalantës u largua i dëmtuar nga fusha në përballjen e mbrëmshme kundër Fiorentinës, shkruan LIG Sport
Kapiteni i Kombëtares “kuqezi” dhe ekipit italian, Berat Gjimshiti i çoi mesazh bashkëlojtarit të tij përmes rrjeteve sociale: Forca, ktheu më i fortë se më parë!
Scalvini këputi ligamentin krucial të gjurit të majtë dhe pritet që të kthehet në fushë në muajin janar. Një tjetër mungesë e rëndësishme për Italinë, që ka nisur të humbë pjesët në prag të sfidës kundër Shqipërisë në EURO 2024.