LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    June 23, 2025

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025

    Elson Berisha, 8 vjeçari që me super talentin e tij në futboll po mahnit francezët

    June 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»“Duam mbështetjen e shqiptarëve”, Ilir Daja tregon se janë të motivuar: Do provojmë të bëjmë hap historik

    “Duam mbështetjen e shqiptarëve”, Ilir Daja tregon se janë të motivuar: Do provojmë të bëjmë hap historik

    November 29, 2023
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ballkani zbret në “Air Albania” për t’u përballur me çekët e Viktoria Plzen në sfidën e vlefshme për grupet e Conference League, teksa trajneri Ilir Daja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka bërë apel që tifozeria shqiptare të mbushë shkallët e stadiumit.

    Tekniku kryeqytetas i Ballkanit deklaroi se skuadra është maksimalisht i motivuar dhe do të provojë të vazhdojë aventurën europiane edhe në fazën me eliminim direkt.

    Si ndiheni para këtij takimi në “Air Albania”?
    Rikthehemi në stadiumin emblemë të të gjithë shqiptarëve. Kemi kaluar shumë mirë ehe në stadiumin “Fadil Vokrri’, por për shkak të kushteve atmosferike vijmë të luajmë në këtë stadium. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze ndaj çekëve të Viktoria Plzen.

    A është skuadra gati për sfidën e të enjtes?
    Kemi mungesa, por jemi të motivuar maksimalisht, pasi e dimë rëndësinë e ndeshjes. Përballemi me kryesuesen e grupit, që ka fituar të gjithë takimet deri tani. Nëse nesër do të kemi edhe mbështetjen e publikut, do të jemi edhe më të motivuar. Sa i përket organikës, na mungon Hamidi i pezulluar dhe Tolaj, që është i dëmtuar, por rikthehet Berisha. Megjithatë mendoj se çdo futbollist, në një stadium të tillë, do të dijë të marrë ndeshjen me qetësi dhe të japë maksimumin. Kundërshtari ka tranzicion pozitiv shumë të mirë dhe nëse u lë hapësira, të ndëshkojnë.

    Sa mund t’u ndihmojë fakti që Viktoria Plzen vjen e kualifikuar, por edhe që do të luani larg Prishtinës dhe në një terren shumë më të mirë?
    Fakti që ata janë të kualifikuar, ka të dy anët e medaljes, pasi nuk do të ketë motivimin maksimal dhe mund të bëjë rotacion, por nga ana tjetër ata janë profesionistë dhe nuk do të nënvlerësojmë. Ne luajmë në Shqipëri dhe besoj se do ta ndjejmë veten si në shtëpinë tonë, pasi jemi në shtëpinë tonë. Shumë lojtarë nuk e kanë shkelur ndonjëherë këtë terren dhe ky do të jetë një minus për ne, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme.

    A do të jetë i kënaqur Ballkani nëse merr vetëm një pikë?
    Që të jemi me këmbë në tokë, edhe deri këtu ku kemi ardhur, kemi bërë një arritje të madhe për Ballkanin, por edhe futbollin e Kosovës. Ne do të bëjmë më të mirën e mundshme dhe do të duam tre tregojmë anën tonë më të mirë.

    A jeni i kënaqur me përfaqësimin në fazën e grupeve, apo keni ëndërr të avanconi edhe më tej?
    Kalimi në fazën e grupeve nuk është i përhershëm për skuadrat shqiptare, por është arritje historike. Ne të gjithë bashkë do të tentojmë të bëjmë një tjetër arritje, por e dimë që do të jetë tmerrësisht e vështirë. Përveç ndeshjes me Viktoria Plzen, na pret edhe një transfertë shumë e vështirë në Zagreb ndaj Dinamos. Megjithatë do të provojmë të bëjmë një tjetër hap historik.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    June 23, 2025

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025

    Elson Berisha, 8 vjeçari që me super talentin e tij në futboll po mahnit francezët

    June 19, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,202
    Mos i humbni
    K'naqu

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    By AdminJune 23, 20252,008

    Një vajzë shqiptare me emrin Melissa ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi ka refuzuar…

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.