Skuadra e Manchester Unitedit mbrëmë barazoi 3:3 ndaj Portos në ndeshjen e raundit të dytë në UEFA Europa League.
Legjenda e “Djajve të Kuq”, Sir Alex Ferguson ishte i pranishëm në stadiumin “Ibrox” në Skoci, duke shikuar Rangersin, shkruan LIG Sport
Por, Ferguson në minutat e fundit të ndeshjes po qëndronte vetëm në telefon, duke e pritur momentin kur “Djajtë e Kuq” të barazojnë rezultatin.
“Unitedi 3 me 3. Gol Harry Maguire”, ky ishte reagimi i Fergusonit kur e kuptoi që ish-skuadra e tij barazoi shifrat.
Pamje të xhiruara nga kamerat e TNT Sports:
Sir Alex Ferguson checking the Manchester United score at Ibrox last night. ❤️ pic.twitter.com/Y1lPYCqqpj
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) October 4, 2024