Mbrëmja e djeshme ishte fantastike për Indrit Tuçin. Lojtari shqiptarë hyri si zëvendësues në sfidën që Sparta Prague fitoi ndaj Galatasarayt me shifrat 4-1.
Sulmuesi shënoi një nga golat vendimtar për ekipin e tij, ndërsa asistoi në një tjetër rast, duke u dhuruar të tijve edhe biletën e kualifikimit në Europa League.
Në minutën e 66-të Tuci hyri në fushën e lojës kur rezultati ishte 1-1 dhe mori përsipër edhe rolin e “heroit”, tesa në të 74-të gjeti rrugën e rrjetës. Sërish në minutën e 80-të do të ishte protagonist, teksa asistoi në golin që shënoi Harsalin.
Paraqitja e tij është vlerësuar nga “Sofascore”, me sulmuesin shqiptar që është përzgjedhur edhe në formacionin e javës së Europa League. Lezhjani është vlerësuar gjithashtu me notën 8.1 në këtë sfidë. VIDEO e golit të Tucit bashkë me asist dhe asistin e Qazim Laçit