Komisioni Disiplinor dhe Etikës – Shkalla e Parë, ka përjashtuar nga garat klubin e Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit.
Ky vendim ka ardhur pasi dy klubet e Ligës së Parë, janë vertetuar se kanë kurdisur ndeshjen e javës së kaluar, ku Vllaznia kishte fituar me rezultat 4-3.
FFK-ja ka “treguar muskujt” me këtë vendim edhe pse sezonin e kaluar një gjë e tillë (kurdisje) kishte ndodhur në ndeshjen mes Ferizajit dhe Dukagjinit në Superligë.