LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Shokët e tij në stërvitje, kapiteni Amir Rrahmani me femër në New York…!

    June 3, 2025

    Na paska ikur kjo kryevepër, golin më të mirë të sezonit e paska shënuar Cagliari në Serie A

    May 20, 2025

    Një tjetër edicion përfekt nga “bisha”, Granit Xhaka në formacionin e sezonit në Bundesliga

    May 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»Florent Hasani mezi s’po pret të luajë në Rumani: Do jemi dyshe e rrezikshme me Rrahmanin

    Florent Hasani mezi s’po pret të luajë në Rumani: Do jemi dyshe e rrezikshme me Rrahmanin

    January 2, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Viti 2023 ka qenë viti i Florent Hasanit, sulmuesit kosovar, i cili kishte paraqitje të shkëlqyeshme me klubin e Tiranës, e më pas para pak ditësh arriti edhe transferimin tek ekipi rumun, Rapid Bucurest.

    Florent Hasani fitoi çmimin “Këpuca e Artë” dhe ishte në formacionin e vitit në Shqipëri, para largimit nga Tirana.

    Hasani thotë se viti 2023 ishte fantastik për të dhe se kaloi shumë mirë tek Tirana.

    “I gjithë viti ka shkuar mirë, do veçoja shumicën e paraqitjeve që ishin në nivel dhe qe u kurorëzuan me gola. Jam ndjerë mjaft mirë tek Tirana që nga dita e parë – respekti që kam marrë nga presidenca, stafi, bashkëlojtarët e tifozët ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe ne fund ndarja ishte në këtë formë, nuk kishte mënyrë më të mirë se kaq”, tha fillimisht Florent Hasani për ‘GazetaBlic Sport’.

    Tani, Florent Hasani është afër aventurës së re, pra ndeshjeve me klubin e Rapid Bukureshtit në Rumani. Kosovari thotë se prania e Albion Rrahmanit në skuadrën e re do ta ndihmojë atë, teksa beson se bashkë do bëjnë dyshe të rrezikshme.

    “Jam shumë i emocionuar t’i bashkohem një klubi si Rapidi, aq profesional – me projekt të madh dhe me synimin për titull – shpresoj që në fund t’ia dalim. Kam biseduar dhe me Rrahmanin dhe fjalet e tij më kanë ndihmuar shumë që të marrë vendimin – do jetë e lehtë normal se do kuptohemi më lehtë dhe besoj shumë që do jemi një tandem shumë i rrezikshëm”, vazhdoi Hasani.

    Hasani shpreson që në vitin e parë tek Rapid Bucuresti ta fitojë titullin kampion.

    “Mbi të gjitha ekipi është me kualitet dhe ne të dy besoj do kemi paraqitje shumë të mira së bashku dhe do ndihmojmë ekipin drejt synimit të titullit kampion”, përfundoi Hasani.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Shokët e tij në stërvitje, kapiteni Amir Rrahmani me femër në New York…!

    June 3, 2025

    Na paska ikur kjo kryevepër, golin më të mirë të sezonit e paska shënuar Cagliari në Serie A

    May 20, 2025

    Një tjetër edicion përfekt nga “bisha”, Granit Xhaka në formacionin e sezonit në Bundesliga

    May 20, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,202
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,246

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.