Skuadra e Rapid Bucurestit dhe CFR Cluj kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e javës së dytë në elitën e futbollit rumun.
Golin e barazimit për ekipin vendas në sekondat e fundit të ndeshjes e shënoi kosovari, Florent Hasani, shkruan LIG Sport
Hasani shënoi gol për t’ia dhënë një pikë të artë ekipit të tij.
Kujtojmë që golin e parë për vendasit e shënoi Albion Rrahmani nga pika e bardhë e penalltisë.
Në anën tjetër, te Cluj patën minuta dy ish-lojtarët e Ballkanit, Meriton Korenica dhe Armend Thaqi.