LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    June 23, 2025

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025

    Elson Berisha, 8 vjeçari që me super talentin e tij në futboll po mahnit francezët

    June 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Nen-kryesore»“Gara është e fortë”, Meriton Korenica për Superligën e Kosovës: Nuk ka kohë për gabime!

    “Gara është e fortë”, Meriton Korenica për Superligën e Kosovës: Nuk ka kohë për gabime!

    May 3, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skuadra e Ballkanit është duke “luftuar” për titullin kampion në Superligën e Kosovës në futboll – dhe është në pozitën e parë me 63 pikë, dy më shumë se vendi i dytë, Llapi (61).

    Meriton Korenica gjatë afatit të janarit u rikthye te klubi nga Suhareka për t’i ndihmuar djelmoshave të Ilir Dajës për të arritur titullin e tretë me radhë, shkruan Indeksonline

    Në një interviste për Indeksonline, Korenica tha se skuadra e tij po shkon në rrugë të duhur për t’u shpallur kampion dhe se përvoja e krijuar brenda këtyre viteve do t’i ndihmojë mjaftueshëm drejt suksesit.

    “Ka mbetur edhe shumë pak deri në fund, jemi në rrugë shumë të mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu”, tha fillimisht Korenica

    Periskopi

    “Gara është shumë e fortë, por ne po shkojmë vetëm veten tonë sepse nuk ka kohë për gabime, është fundi i kampionatit.

    “Përvoja? Normal që na ndihmon, kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve me karakter shumë të fortë dhe fitues dhe jemi afër titullit të tretë me radhë”, u shpreh për Indeksonline Meriton Korenica

    Korenica i cili gjatë verës së kaluar firmosi me klubin nga Liga e Parë e futbollit në Turqi, Manisa – do të kthehet pas përfundimit të sezonit sërish te bardhezinjtë, pasi ka kontratë edhe për një vjet.

    Por, lojtari nuk e mohon ndryshimin e ekipit pasi të udhëtoj drejt Turqisë në kohën e verës.

    “Unë kam kontratë edhe për një vjet në Turqi, pas sezonit këtu duhet të kthehem atje dhe më pas do shohim”, tha një nga lojtarët më të mirë në Superligën e Kosovës

    Duke përfshirë gjithë sezonin aktual, Korenica zhvilloi 34 ndeshje, shënoi pesë gola dhe bëri tri asiste. Kujtojmë që vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 400 mijë euro.

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    June 23, 2025

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025

    Elson Berisha, 8 vjeçari që me super talentin e tij në futboll po mahnit francezët

    June 19, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,202
    Mos i humbni
    K'naqu

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    By AdminJune 23, 20252,008

    Një vajzë shqiptare me emrin Melissa ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi ka refuzuar…

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.