E pabesueshme po të tregohet, por pamjet më poshtë e vërtetojnë çfarë ndodhi dje gjatë një ndeshje të futbollit italian. Goli i De Felices shënuar dje në ndeshjen Benevento – Turris(3-2), nuk u akordua fillimisht nga arbitri sepse ai gjykoi se topi goditi shtyllën.
Faktikisht De Felice shënoi golin e parë për skuadrën e Turris në minutën e 74’, duke ngushtuar rezultatin 2-1 me një super goditje nga mesi i fushës. Largësia mund të ketë bërë që arbitri të konfuzohej.
Lojtarët e Turris protestuan 5 minuta para se goli të akordohej. Ata të Beneventos vazhduan fillimisht lojën sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Të dyja skuadrat shënuan më pas dhe nga një gol tjetër, për të mbyllur ndeshjen 3 me 2. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 20 të Seria C, ku në përfundim të saj Benevento mban vendin e 7, teksa Turris atë të 15.
😱Dün İtalya Serie C'deki Benevento-Turris maçında, konuk ekibin attığı golde hakem topun çizgiyi geçtiğini anlamıyor ancak 4. hakemin uyarısıyla büyük bir hatadan dönülüyor. pic.twitter.com/SAjBRtfgbJ
— SPOR (@yenisafakspor) January 7, 2024