Kombëtarja e Zvicrës ka barazuar mbrëmë ndaj Serbisë me shifrat 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në Zurich.
Në prag të kësaj sfide fokusi i kamerës ishte momenti kur Granit Xhaka u bashkua me pjesën tjetër të lojtarëve. Në tunelin e stadiumit, Granit Xhaka bëri një veprim të papritur.
Mesfushori shqiptar, ndërkohë dhe kapiten i Zvicrës u takua me dy lojtarë serbë duke buzëqeshur dhe hedhur dorën në qafë. Diçka që nuk mund të shihet shpesh, duke ditur të shkuarës mes Xhakës me përfaqësueses serbe.
Granit Xhaka para ndeshjes me Serbinë 👇🏻 pic.twitter.com/d47vXcvY4S
— LIG Sport (@lig_sport) November 16, 2024