Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos me rezultatin 4:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.
Golin e fundit për Real Madridin e shënoi Arda Guler në minutën e 94’të, shkruan LIG Sport
Këtë gol, mesfushori turk e ka pritur që një kohë të gjatë dhe i tregoi Carlo Ancelottit se është gati për të luajtur standard.
Golat tjerë për ekipin madrilen i realizuan: Vinicius Junior, Dominguez (autogol) dhe Guaita (autogol).
Me këtë fitore, Real Madridi po shkon sigurt drejt titullit kampion, ata tani kanë 69 pikë në pozitën e parë.
ARDA GULER NATION WE HAVE FINALLY ARRIVED WHAT A GOAL pic.twitter.com/FgrM6xMtoR
— WolfRMFC (@WolfRMFC) March 10, 2024