Skuadra e Lille barazoi pa gola mbrëmë 0 me 0 ndaj Marseille në javën e 11-të në Ligue 1 të Francës.
Nga minuta e parë luajti futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Futbollisti kosovar bëri një paraqitje fantastike dhe u vlerësua me notën 6.9. Ai bëri disa depërtime fantastike, për të cilat shumëkush shkroi edhe në rrjetet sociale si “Twitter” apo “X”, shkruan LIG Sport
Edon Zhegrova në minutën e 79’të u largua nga fusha dhe u zëvendësua nga Remy Cabella. Ligue 1 vazhdon ta “çoj në qiell” Edon Zhegrovën përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.
Kujtojmë që me këtë barazim, Lille shkoi në kuotën e 19 pikëve në pozitën e katërt, kurse Marseielle në pozitën e tetë me 13 pikë.
Zhegrova creates magic 🇽🇰⚡️ pic.twitter.com/HHh2DRnLYJ
— Ligue 1 English (@Ligue1_ENG) November 6, 2023