Ish-portieri i Kombëtares së Kosovës, Kushtrim Mushica ka komentuar përzgjedhësin e ri të Kosovës.
Mushica në emisionin “Pasdita Sportive” në Radio Dukagjini tha se Kosova ka marrë trajnerin me të mirë të mundshëm dhe se ka godit krahasu me trajnerët e kaluar që ka pas kombëtarja dardane.
“Është një trajner me karrierë të mirë dhe krahas asaj që ne kemi mundësi i bie që kemi marrë një trajner me të mirin nga me të mundshmit me kapacitetet që kemi ne. Jemi kombëtare e re dhe nuk mundemi me pretendu një trajner me të mirë se niveli i Fodas. Eksperienca e tij ka qenë e mirë dhe ka udhëhequr kombëtare, por edhe ka qenë kampion. Unë përmenda vetëm CV e mirë, por ka pas edhe aventurë të shkurtë të Zurich, ku është shkarku si pasojë e dështimit. Kur i ka besu Austria me CV që e ka pas pse jo edhe Kosova, duke krahasu çka kemi pas me Fodan kemi godit”, tha Kushtrim Mushica.