LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Shokët e tij në stërvitje, kapiteni Amir Rrahmani me femër në New York…!

    June 3, 2025

    Na paska ikur kjo kryevepër, golin më të mirë të sezonit e paska shënuar Cagliari në Serie A

    May 20, 2025

    Një tjetër edicion përfekt nga “bisha”, Granit Xhaka në formacionin e sezonit në Bundesliga

    May 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»“Ishim të lodhur”, Elseid Hysaj pas ndeshjes tregon edhe të ardhmen e tij: Do largohem nga Lazio!

    “Ishim të lodhur”, Elseid Hysaj pas ndeshjes tregon edhe të ardhmen e tij: Do largohem nga Lazio!

    September 11, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kombëtarja shqiptare nuk ia doli të sigurojë fitoren e dytë rresht në Nations League. Në “Air Albania” u mposht nga Gjeorgjia me shifrat 0-1.

    Pas kësaj disfate ka folur Elseid Hysaj, i cili me shiritin e kapitenit në krah zhvilloi një ndeshje pozitive, por që nuk mjaftoi për të arritur rezultat pozitiv. Mbrojtësi nënvizoi se ekipi duhet të ishte më i kujdesshëm në momentin e golit, por ekipi ka besim dhe do të bëjë akomë më mirë në ndeshjet e ardhshme.

    “Bëmë një ndeshje të mirë, nuk bëmë ndeshje të keqe. Ishim të lodhur, ata po rrinin shumë mbrapa. Gjeorgjia është skuadër në rritje. Në grupit tonë e kanë vlerësuar si më të fortën. Duhet të bënim më mirë në fushën tonë, më vjen keq së luajtëm mirë. 

    Kishim bërë plan që do të rrinim 2 veta te Kvara, që mos futej në hapësira. Ishte lojtari më i rëndësishëm. Kishim marrë masa speciale. 

    Duhet të gjenim një mënyrë për ta kaluar topin për të bërë golin. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të zgjuar në fushë herët e tjera.

    Ukraina ishte skuadër që na presonte, kishim më shumë hapësira. Kjo ishte një ndeshje e shpejtë, na mungoi brilantesa në fushë. Duhet të ishim më të shpejtë. Duhet të jemi më të zgjuar. Janë detaje të vogla që të dënojnë. Ndonjëherë duhet të bëjmë edhe ndonjë faull, të marrim karton për të ndalur aksionet. 

    Shpirti nuk ka munguar, kemi dhënë maksimumin. E dinim që do të ishte një ndeshje me 1-2 aksione. Po prisnim shansin tonë por nuk ndodhi.

    Duhet të kemi besim gjithmonë. Kemi mundësinë, pse mos vazhdojmë përpara. 

    Me Milanin luajta 5 minuta, nuk kam kontaktuar asnjë nga klubi. E pashë në media që më kishin nxjerrë jashtë listës së Serisë A. Do të gjej një zgjidhje, nuk do të rri te Lazioja të shikoj të tjerët”, ka përfunduar Hysaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Shokët e tij në stërvitje, kapiteni Amir Rrahmani me femër në New York…!

    June 3, 2025

    Na paska ikur kjo kryevepër, golin më të mirë të sezonit e paska shënuar Cagliari në Serie A

    May 20, 2025

    Një tjetër edicion përfekt nga “bisha”, Granit Xhaka në formacionin e sezonit në Bundesliga

    May 20, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,202
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,246

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.