Skuadra e Bayern Munich dhe ajo e Real Madridit mbrëmë zhvilluan gjysmëfinalen e parë në UEFA Champions League e cila u mbyll 2:2.
Minuta në këtë super ndeshje pati edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kanadasë, Alphonso Davies, shkruan LIG Sport
23-vjeçari ishte duke u përgatitur shpejt të futej në lojë për ta zëvendësuar Leroy Sanen dhe gjatë rrugës bëri një gabim.
Ai mori fanellën e bashkëlojtarit të tij, Aleksander Pavlovic – por ishte reagimi i shpejt i stafit që nuk lejoi lojtarin të bëhej “horë” para shumë tifozëve.