Skuadra e Rapid Bucurestit ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Steauas së Bucurestit, në ndeshjen e javës së 30-të në Ligën e Rumanisë.
Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan LIG Sport
Rrahamani shënoi në minutën e 53’të për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij prej dy golave.
Lojtari kosovar shënoi pas një asisti nga Ermal Krasniqi.
Kujtojmë që ky ishte goli i 12-të i Albion Rrahmanit këtë sezon në ligë me fanellën e Rapidit.