Myrto Uzuni është një nga liderit e padiskutueshëm të Granadas dhe të kombëtarja shqiptare. Si çdo shqiptarë tjetër edhe sulmuesi kuqezi ka vuajtur në fëmijërinë e tij për një jetesë më të mirë. Beratasi ka ndjekur rrugën e emrigrimit, ku edhe vendosi të ndjekë pasionin e tij për futbollit.
Në një intervistë për revistën spanjolle “Panenka”, Uzuni ka rrëfuar pengesat, vuajtjet, sakrificat dhe gjithçka tjetër për të arritur këtu ku është sot. Gjithashtu thekson se ka ikur nëpër mal në Greqi, ndërsa ka punuar në të zënë, pasi ishte pa letra.
“Kemi paguar 20 mijë euro për të kaluar kufirin. Në familje ishim pesë veta, hymë nga një pyll, sepse Shqipëria nuk është në Bashkimin Europian. Ne të gjithë fitonim pak para, por duhej të paguanim energjinë, ujin, qiranë, gjithçka. Futbolli ishte ëndrra ime, por në atë kohë e ndalova stërvitjen. Shumë net kam qarë vetëm, në dhomën time, në banjë, pa më parë njeri. Nuk doja që prindërit e mi të ndiheshin keq.
E gjitha kjo më dha forcë për të qenë lojtari që jam sot. Asnjëherë, kurrë, nuk kam menduar të heq dorë. E dija se kishte vetëm një zgjidhje, dhe ajo ishte e imja, e askujt tjetër. Kjo do të më bënte më të fortë”.
Po si të përparosh në futboll pa e praktikuar atë? Në shtetin grek stërvitej vetëm kur mundej. Puna ishte prioritet, ndonjëherë 14 orë ditë: “Kam punuar kamarier, laja enët, mblidhja ullinj, pastroja shtëpi, garazhe…, të gjitha në të zezë”.
Olympiacos FC? Ti je një lojtar i mirë dhe duhet të provosh, – më tha babi, por ne u kthyem në Shqipëri”.
Tomori? “165 euro në muaj. Të gjitha paratë ua dhashë prindërve të mi, të cilët ishin shumë krenarë dhe të lumtur për mua.”
Ai ndërroi Beratin me Apoloninë, ku arriti titullin e parë si golashënues. Pas dy sezonesh meritore, iu bashkua KF Laçit. Në total, gjashtë vite përparim sportiv dhe ekonomik në atdheun e tij. Familjes më në fund ia lehtësoi vështirësitë. Destinacioni i tij i radhës do të ishte Kroacia, me një përmirësim të dukshëm në pagë.
“NK Lokomotiva nga Zagrebi më nënshkroi dhe për dy vite, bëra ndryshimin në ligën kroate”.
Dinamo Zagreb dhe Ferencvaros? “Më thanë se donin të luanin në Champions League. Ata nuk ishin në gjendje të kualifikoheshin për 30 vite”.
E thënë më shpejt se e bërë. Në klubin historik hungarez shpërtheu si golashënues dhe fitoi titullin e tij të parë, ligën hungareze. Një vit më pas do të bënte debutimin e tij në kompeticionin më të lartë kontinental për klube, një moment historik që do ta sublimonte duke u përballur me referencën e tij absolute, portugezin Cristiano Ronaldo. Ndodhi në fazën e grupeve, kundër Juventusit në Torino.
Festa si CR7? “Unë shënova golin e parë të ndeshjes dhe festova tamam si Ronaldo (duke vrapuar, kërcyer dhe bërtitur siuuu). Në fillim mendoi se ishte një provokim për të, por më pas i thashë që nuk ishte ashtu, se e kisha admiruar gjithmonë. Në fund të lojës, ai e kuptoi në mënyrë të përsosur dhe ne shkëmbyem fanellat. Ishte një ëndërr”.
Granada? “Nuk u mendova dy herë. FC Kopenhagen më ofroi pothuajse dyfishin e parave, por unë mendoja vetëm për ëndrrën time. Për vite me radhë shikoja Cristiano Ronaldon dhe Messin duke luajtur në La Liga.
Isha katër muaj këtu dhe zbritëm nga kategoria. Klubi kishte probleme, atmosfera nuk ishte e mirë. Por unë jam i fortë dhe mësoj gjithmonë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshiron. Unë jam nga ata njerëz që nuk i harroj ata që më ndihmojnë kur nuk kam asgjë. Granada CF kishte përmbushur ëndrrën time dhe unë nuk mund ta braktisja klubin”, i kujton ai fillimet në futbollin spanjoll.
Të gjithë këtu më duan, është e pabesueshme . Në Granada ndihem si në shtëpinë time. Atë parasezon iu thashë shokëve të mi se do të shënoja 20 ose 25 gola. Dhe ata m’u përgjigjën si po rrija me ta, se ishte e pamundur, sepse në La Liga mund të luaja me shumë sukses. Gjithmonë kam besuar në cilësinë time”, përfundon ai.
Uanda? Ajo ka qenë gjithmonë pranë meje, në kohë të mira dhe të këqija. E meritonte këtë surprizë”, ka përfunduar Uzuni.