LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    June 23, 2025

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025

    Elson Berisha, 8 vjeçari që me super talentin e tij në futboll po mahnit francezët

    June 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»“Kam punuar në të zezën”, Myrto Uzuni tregon sakrificat e çdo shqiptari: 20 mijë euro kemi paguar me i kalu kufijtë

    “Kam punuar në të zezën”, Myrto Uzuni tregon sakrificat e çdo shqiptari: 20 mijë euro kemi paguar me i kalu kufijtë

    November 23, 2023
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Myrto Uzuni është një nga liderit e padiskutueshëm të Granadas dhe të kombëtarja shqiptare. Si çdo shqiptarë tjetër edhe sulmuesi kuqezi ka vuajtur në fëmijërinë  e tij për një jetesë më të mirë. Beratasi ka ndjekur rrugën e emrigrimit, ku edhe vendosi të ndjekë pasionin e tij për futbollit.

    Në një intervistë për revistën spanjolle “Panenka”, Uzuni ka rrëfuar pengesat, vuajtjet, sakrificat dhe gjithçka tjetër për të arritur këtu ku është sot. Gjithashtu thekson se ka ikur nëpër mal në Greqi, ndërsa ka punuar në të zënë, pasi ishte pa letra.

    “Kemi paguar 20 mijë euro për të kaluar kufirin. Në familje ishim pesë veta, hymë nga një pyll, sepse Shqipëria nuk është në Bashkimin Europian. Ne të gjithë fitonim pak para, por duhej të paguanim energjinë, ujin, qiranë, gjithçka. Futbolli ishte ëndrra ime, por në atë kohë e ndalova stërvitjen. Shumë net kam qarë vetëm, në dhomën time, në banjë, pa më parë njeri. Nuk doja që prindërit e mi të ndiheshin keq.

    E gjitha kjo më dha forcë për të qenë lojtari që jam sot. Asnjëherë, kurrë, nuk kam menduar të heq dorë. E dija se kishte vetëm një zgjidhje, dhe ajo ishte e imja, e askujt tjetër. Kjo do të më bënte më të fortë”.

    Po si të përparosh në futboll pa e praktikuar atë? Në shtetin grek stërvitej vetëm kur mundej. Puna ishte prioritet, ndonjëherë 14 orë ditë: “Kam punuar kamarier, laja enët, mblidhja ullinj, pastroja shtëpi, garazhe…, të gjitha në të zezë”.

    Olympiacos FC?  Ti je një lojtar i mirë dhe duhet të provosh, – më tha babi, por ne u kthyem në Shqipëri”.

    Tomori? “165 euro në muaj. Të gjitha paratë ua dhashë prindërve të mi, të cilët ishin shumë krenarë dhe të lumtur për mua.”

    Ai ndërroi Beratin me Apoloninë, ku arriti titullin e parë si golashënues. Pas dy sezonesh meritore, iu bashkua KF Laçit. Në total, gjashtë vite përparim sportiv dhe ekonomik në atdheun e tij. Familjes më në fund ia lehtësoi vështirësitë. Destinacioni i tij i radhës do të ishte Kroacia, me një përmirësim të dukshëm në pagë.

    “NK Lokomotiva nga Zagrebi më nënshkroi dhe për dy vite, bëra ndryshimin në ligën kroate”.

    Dinamo Zagreb dhe Ferencvaros? “Më thanë se donin të luanin në Champions League. Ata nuk ishin në gjendje të kualifikoheshin për 30 vite”.

    E thënë më shpejt se e bërë. Në klubin historik hungarez shpërtheu si golashënues dhe fitoi titullin e tij të parë, ligën hungareze. Një vit më pas do të bënte debutimin e tij në kompeticionin më të lartë kontinental për klube, një moment historik që do ta sublimonte duke u përballur me referencën e tij absolute, portugezin Cristiano Ronaldo. Ndodhi në fazën e grupeve, kundër Juventusit në Torino.

    Festa si CR7?  “Unë shënova golin e parë të ndeshjes dhe festova tamam si Ronaldo (duke vrapuar, kërcyer dhe bërtitur siuuu). Në fillim mendoi se ishte një provokim për të, por më pas i thashë që nuk ishte ashtu, se e kisha admiruar gjithmonë. Në fund të lojës, ai e kuptoi në mënyrë të përsosur dhe ne shkëmbyem fanellat. Ishte një ëndërr”.

    Granada?  “Nuk u mendova dy herë. FC Kopenhagen më ofroi pothuajse dyfishin e parave, por unë mendoja vetëm për ëndrrën time. Për vite me radhë shikoja Cristiano Ronaldon dhe Messin duke luajtur në La Liga.

    Isha katër muaj këtu dhe zbritëm nga kategoria. Klubi kishte probleme, atmosfera nuk ishte e mirë. Por unë jam i fortë dhe mësoj gjithmonë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshiron. Unë jam nga ata njerëz që nuk i harroj ata që më ndihmojnë kur nuk kam asgjë. Granada CF kishte përmbushur ëndrrën time dhe unë nuk mund ta braktisja klubin”, i kujton ai fillimet në futbollin spanjoll.

    Të gjithë këtu më duan, është e pabesueshme . Në Granada ndihem si në shtëpinë time. Atë parasezon iu thashë shokëve të mi se do të shënoja 20 ose 25 gola. Dhe ata m’u përgjigjën si po rrija me ta, se ishte e pamundur, sepse në La Liga mund të luaja me shumë sukses. Gjithmonë kam besuar në cilësinë time”, përfundon ai.

    Uanda? Ajo ka qenë gjithmonë pranë meje, në kohë të mira dhe të këqija. E meritonte këtë surprizë”, ka përfunduar Uzuni.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    June 23, 2025

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025

    Elson Berisha, 8 vjeçari që me super talentin e tij në futboll po mahnit francezët

    June 19, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,202
    Mos i humbni
    K'naqu

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    By AdminJune 23, 20252,006

    Një vajzë shqiptare me emrin Melissa ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi ka refuzuar…

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.