Skuadra e Getafes u mposht në Kupën e Spanjës nga Sevilla me rezultatin 1:3. Por, të gjithë po flasin për paraqitjen e mesfushorit anësor, Mason Greenwood, shkruan LIG Sport
22-vjeçari dhuroi një tjetër paraqitje fantastike me fanellën e klubit spanjoll, duke bërë tifozët të mahniten me të.
Madje një prej tyre befasohet se si lojtari anglez luan kaq mirë edhe pse pushoi dy vite.
Në 18 paraqitje që ka bërë me fanellën e Getafes, Greenwood shënoi pesë gola dhe bëri katër asiste.
Ai është në pronësi të Manchester Unitedit, por ka shumë mundësi që nuk do të rikthehet te “Djajtë e Kuq”.
Mason Greenwood vs Sevilla – Copa del Rey pic.twitter.com/BJBYbrwuBt
— M (@MarcusKnowsBall) January 16, 2024