Argjentina ka fituar “Copa America” pasi ka mposhtur me rezultatin 1 me 0 Kolumbinë. Gjithçka u vendos me golin e Lautaro Martinez në “extra-time”.
Ishte minuta e 112, kur sulmuesi i Interit luajti rolin e heroit. Kolumbia dha gjithçka në këtë finale, ndërsa porta e Emiliano Martinez mbeti e paprekur.
Ky i fundit ishte ndër më të mirët e ndeshjes. Leo Messi në anën tjetër e nisi sfidën nga fillimi, por u detyrua të zëvendësohet në minutën e 66 për shkak të një dëmtimi.
Ndeshja ishte programuar të nisë në 02:00 pas mesnate, por mori jetë 1 orë e 20 minuta me vonesë. Kjo për shkak të trazirave me tifozët, që pa bileta kërkonin një vend në stadium.
Kujtojmë se Argjentina fitoi “Copa America” për herën e dytë radhazi. Kështu vazhdon dominimin në futboll, ndërsa fitoi dhe Kupën e Botës rreth 2 vite më parë.
ARGENTINA TAKES THE LEAD IN THE 112TH MINUTE 🇦🇷😱
Lautaro Martínez does it again 🔥 pic.twitter.com/i2p4e5Li8U
— FOX Soccer (@FOXSoccer) July 15, 2024