Skuadra e Juventusit nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim (2:2) ndaj Atalantas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.
Ishin mysafirët që kaluan në epërsi në pjesën e parë me anë të Koopmeiners, shkruan LIG Sport
Në pjesën e dytë, “Zonja e Vjetër” shënoi dy gola të shpejtë më anë të Cambiasos dhe Milik.
Por në minutën e 75’të, Koopmeiners shënoi edhe një gol tjetër për ta barazuar rezultatin në 2:2.
Ai shënoi pas një asisti fantastik të dhuruar nga mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Me këtë barazim, Juventusi shkon në kuotën e 58 pikëve në pozitën e 3-të, kurse Atalanta në pozitën e 6-të me 47 pikë.
2-2 Atalanta.
TEUN KOOPMEINERS HAS SCORED HIS SECOND GOAL AT JUVENTUS’ OWN GROUND !!!!!!!! WHAT A NIGHT FOR THE DUTCH MIDFIELDER !!!!!! 🇳🇱🌟pic.twitter.com/0LOrGeOx4T
— Football Report (@FootballReprt) March 10, 2024