LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    June 23, 2025

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025

    Elson Berisha, 8 vjeçari që me super talentin e tij në futboll po mahnit francezët

    June 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Kuq e Zi dhe Dardanët»Mbrojtësi “kuqezi” tregon pse zgjodhi ligën portugeze, shpreson të ftohet në Euro 2024

    Mbrojtësi “kuqezi” tregon pse zgjodhi ligën portugeze, shpreson të ftohet në Euro 2024

    March 8, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Enea Mihaj është gjithmonë i gatshëm për ekipin kombëtar, pavarësisht se hapësirat në mbrojtje janë disi të ngushta. Mbrojtësi, që është pjesë e Famalicaos, tregon sesi ndihet në Portugali dhe pse zgjodhi këtë kampionat, kur kishte oferta edhe më të mira në anën financiare.

    Ai gjithashtu ka një koment për Kombëtaren shqiptare, punën e Silvinjos në ekip dhe Europianin e Gjermanisë në muajin qershor:

    “Jam i lumtur në Portugali dhe në skuadrën e Famalikaos. Kam ritëm konkurrues dhe jam duke u zhvilluar dita-ditës. Këto janë dy gjërat më të rëndësishme për një futbollist. Kisha disa propozime që ishin më të mira financiarisht, por doja të luaja në një ligë ku mund të rritesha dhe prandaj zgjodha Portugalinë”, tha në fillim të intervistës Enea Mihaj.

    Mbrojtësi i qendrës që është grumbulluar edhe nga Silvinjo në eliminatoret e Europianit, flet për Kombëtaren shqiptare dhe ndryshimin që ka sjellë trajneri brazilian në ekip:

    “Jam shumë i lumtur dhe krenar që arritëm të kualifikoheshim dhe që mora pjesë në këtë rrugëtim. Është hera e dytë në historinë e Shqipërisë që ia del mbanë të kualifikohet për në Europian. Në vitin 2016 dhe 2024. Është një ëndërr e realizuar. Punoj çdo ditë për t’u përgatitur, është ëndrra e çdo futbollisti të jetë në një kompeticion të tillë.

    Silvinjo solli një frymë tjetër në Kombëtare, ai ishte një futbollist i madh dhe ka shumë njohuri. Besoj se do të arrijë në nivel shumë të lartë në të ardhmen. Ai na ka ndihmuar shumë si grup dhe është një pjesë e madhe e suksesit”, shtoi ai për “Sportime”.

    Mihaj mbërriti në verën e vitit 2019 te klubi grek, por për tri vite qëndrim, ai mendon se aventura e tij mund të kishte shkuar më mirë nëse nuk do ta penalizonte një dëmtim i rëndë që pësoi:

    “Kam qëndruar në PAOK për 3 vite. Po të mendosh për vitet dhe aktivizimet që kam pasur, nuk kanë qënë ideale. Sigurisht që një dëmtim i rëndë më kushtoi vitin tim të dytë në ekip. Në atë vit skuadra u eliminua nga garat europiane. E kuptoni sa e vështirë ishte të shfrytëzoja shanset e mia. Megjithatë, më vonë e tregova se mund ta ndihmoja ekipin. Mendoj se kam arritur gjërat që kam ëndërruar, kemi fituar një titull kampion dhe kemi shkuar shumë larg në Europë.

    Mendoj se karriera ime te PAOK mund të ketë pasur një zhvillim tjetër, por ende nuk mund ta di. Sa i përket trajnerëve që kam punuar, me Abel Ferreirën mësova shumë. Me Pablo Garsinë nuk punova shumë, por ai i bëri lojtarët që të luanin me shpirt. Luçesku është një trajner special. Për momentin nuk e mendoj të kthehem në Greqi, por nuk dihet kurrë se çfarë do të sjellë e ardhmja”, përfundoi Mihaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    June 23, 2025

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025

    Elson Berisha, 8 vjeçari që me super talentin e tij në futboll po mahnit francezët

    June 19, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,202
    Mos i humbni
    K'naqu

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    By AdminJune 23, 20252,006

    Një vajzë shqiptare me emrin Melissa ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi ka refuzuar…

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.