Meçi i shekullit mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk i planifikuar të zhvillohej këtë muaj (shkurt) është shtyrë për muajin maj.
Kjo ndodhi për shkak të boksierit shqiptar, Agron Smakiçi i cili lëndoi Furyn gjatë një sparringu.
Në një intervistë për Indeksonline, Smakiçi tregoi se si ndodhi ngjarja që ia çau arkadën kampionit të botës.
“Kaluam kohë të mira; kemi luftuar shumë. Ai bëri mundje të mirë me mua dhe fillojë të thotë “je një salçiçe e vogël” – filloi të më provokonte. Pra, filluam një grindje të vogël. Jo vetëm sparring – ishte ndeshje. Kështu, për fat të keq, ai më mbajti dorën dhe kur e godita, pati rrëshqitje dhe dora ime shkoi në bërryl dhe për fat të keq, ai u lëndua. Ishte ndoshta nga dora ose ndoshta nga bërryli. Ndoshta ishte nga të dyja”, u shpreh boksieri shqiptar për Indeksonline
Smakiçi gjithashtu tregoi edhe të ardhmen e tij dhe shpreson që shumë shpejtë ta ketë një meç në Arabinë Saudite.
“Plani im pas kësaj është të fluturoj atje dhe të gjej një mundësi – të luftoj në Riad dhe të tregoj veten”, vazhdoi tutje Smakiçi
Intervista e plotë: