Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja dhe mesfushori i Anglisë, Conor Gallagher ishin dy personazhet e zgjedhur nga Chelsea për të bërë një intervistë të veçantë.
Në një moment, sulmuesi shqiptar tregoi se festimi me shqiponjë ishte përkatësi për origjinën e tij, shkruan LIG Sport
Një ndjenjë habie pushtoi Gallagherin i cili mendonte se shqiponja nga ana e Brojës ishte për të imituar Nicolas Anelka, por më pas kuptoi se ishte për Shqipërinë.
Më pas sulmuesi i Kombëtares, Armando i mësoi te Chelsea sesi të festonin me shqiponjë.