Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku përmes rrjeteve sociale ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Lojtari i Rubin Kazanit përmes një shkrimi në Facebook ka uruar këtë ditë festive në vendlindjen e tij, shkruan LIG Sport
“16 vjet. Sakrificë, vuajtje, ëndërr, arritje. Kosovë”, ka shkruar Daku në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale
Kujtojmë që Mirlind Daku ka qenë pjesë e Kosovës, por tani bartë fanellën e Kombëtares “kuqezi”.
Ai është pjesë e klubit rus, Rubin Kazan dhe po kalon momente fantastike.