Boksieri shqiptar, nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, e ka fituar meçin për WBO Intercontinental, kundër boksierit nga Uganda, Saul Ivan Male.
Krasniqi meçin e fitoi në çerekun e parë me një goditje të fuqishme, ku kundërshtarin e rrëzoi në tokë pa i dhënë mundësi që të ngrihej, shkruan LIG Sport
Përveç Krasniqit, sonte titullin “IBO World Youth”, e fitoi edhe boksieri Eris Bajra, i cili e mposhti boksierin Raul Ugueton.
E, fitore mori edhe boksieri tjetër shqiptar, Altin Zogaj, i cili me vendim të gjyqtarëve fitoi kundër boksierit nga Tanzania, Joseph Maigwisya.
Ardian Krasniqi (10-0) 🇩🇪🇽🇰 maintains his 100% KO record and is the new WBO Intercontinental Light Heavyweight Champion with a first-round KO against Saul Ivan Male (10-2-1) 🇺🇬 in Ludwigsburg, Germany. pic.twitter.com/HAvR5qZwhV
— Permante (@PermantexG) September 28, 2024