Skuadra e Besiktasit pësoi humbje në shtëpi nga Antalyaspori, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Turqisë.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica shënoi në sekondat e fundit nga pika e bardhë e penalltisë, por VAR-i ia anuloi, shkruan LIG Sport
Rashica preku dy herë topin gjatë ekzekutimit të penalltisë, dhe kështu gjyqtari së bashku me ndihmën e teknologjisë ia anuluan golin lojtarit kosovar.
Kujtojmë që gol në këtë ndeshje shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, pas një asisti të bukur nga Milot Rashica.
Sahalarda ender görülen olay. Rashica penaltı sırasında denge kaybı yaşadığı için tek vuruş yapamadı. Top iki ayağına çarptı. Gol olan penaltı iptal edildi. Maç bitti. pic.twitter.com/AUJJQFRBg5
— Tek Yol FENER (@TekYolFener) March 16, 2024