Skuadra e Bayer Leverkusen ka kaluar pritshmëritë deri tani në këtë edicion, në të gjitha garat ku merr pjesë.
Leverkusen ka 23 ndeshje pa humbje dhe po luan futboll mjaft atraktiv, shkruan LIG Sport.
Granit Xhaka po shihet si lider i ekipit dhe mediat në Gjermani shkruajnë se ai ka rol kyç në sukseset e ekipit.
Në 23 ndeshje të tij, ai s’ka shijuar humbjen dhe ky është sukses për të.