Nelson Weiper është një nga emrat më të përfolur gjatë këtyre ditëve në mediat kosovare dhe ato shqiptare, kjo për shkak se ai mund të bëjë një ndryshim në Kombëtare.
Weiper momentalisht lojtar i Mainzit, duket se ka shprehur interesim të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë, shkruan LIG Sport
Por kjo mund të ndodh nëse ai ftohet në Kombëtaren A nga trajneri Sylvinho, që në fakt mund të jetë shumë e vështirë.
Nelsoni vërtetë mund të luaj për fanellën “kuqezi”, pasi një kohë edhe vllai i tij Henrik kishte bartur fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe të Shqipërisë në grupmoshat U21.
Kujtojmë që futbollisti i Mainzit është vetëm 18-vjeçar kurse vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 5 milionë euro.