LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Parashikohet formacioni i Napolit për sezonin e ri, nuk përfshihet Amir Rrahmani!?

    May 9, 2025

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»“Nuk e di se çka duhet të bëjë më shumë”, Tahir Batatina shpall kandidaturën për trajner të Kosovës

    “Nuk e di se çka duhet të bëjë më shumë”, Tahir Batatina shpall kandidaturën për trajner të Kosovës

    November 23, 2023
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke ofruar veten për përzgjedhës të Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

    Të mërkurën, FFK vendosi t’i ndajë rrugët me përzgjedhësin slloven, Primoz Gliha, pas dështimit të Kosovës në eliminatoret e Euro 2024.

    Menjëherë pas lajmit filluan të qarkullojnë emra të ndryshëm ku ndër më të përfolurit ishin kroati Nenad Graçan dhe boshnjaku Blaz Sliskovic.

    Megjithatë, edhe një trajner i njohur vendor e ka ofruar veten e tij për t’u bërë përzgjedhës i Kosovës.

    Bëhet fjalë për trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, i cili ka treguar CV-n e tij me anë të një reagimi, teksa ka pyetur se çfarë duhet të bëjë më shumë për 10 vite karrierë si trajner.

    Postimi pa ndërhyrje i Tahir Batatinës

    Reagim

    Nuk di se çfarë duhet të bëj më shumë si Trajner me 10-vite karrierë, punë, organizim, diciplinë, trofe dhe lojtarë të trajnuar e të përgatitur profesionalisht duke iu besuar në moshë të re e duke i ngritur deri tek Kombëtarja.

    Më mirë sot sepse nesër do të jetë vonë. Vitet ikin, koha kalon dhe nuk na duhet dikush pa ndjenja të vij tek Kombëtarja A. Çdokush që vie tek Kombëtarja A, duhet të ketë diçka më shumë në punën dhe zejen e trajnerit për ta pasur besimin ta ngris Kombëtaren tonë të shenjtë.

    A mund të më tregoj dikush se çfarë lideri duhet me qenë? A mundem ta dij se cilat janë kriteret për një Selektor? Çka duhet të bëjmë më shumë për të na dhënë besimin? A nuk po e duam vetë kualifikimin apo nuk po u besojmë njerëzve tanë?

    Nuk dua që askush të shkel mbi njohuritë që kemi, nuk dua të nënvlerësohemi vetëm pse jemi lindur e rritur në vendin tonë dhe se kemi luftuar për një vend të lirë dhe demokratik. Nuk dua të heshti sepse profesionalizmin e kemi arritur me sakrificë, mund dhe djersë. Kemi sakrifikuar për futbollin e Kosovës dhe këtë rini andaj do të jetë e pa pranueshme nese sërish do vie një Selektor pa ndjenja, pa vizion dhe pa bagazh që ta menaxhoj Kombëtaren tonë siq ishin këta deri sot.

    Nuk na besuat me vite kur ne rritëm dhe zhvilluam talentë. Nuk na besuat kur ne ngritëm dhe avancuam futbollin të cilin e kishim dhe e kemi ende si obligim profesional dhe kombëtar, por nuk pranoj të nënvlersohemi sikurse futbollistët e Superligës tonë me vite të tëra.

    Njëri lojtar i skuadrës, Muhamet Hyseni, të cilin unë e stërviti shënon golin më të mirë të këtyre ndeshjeve të ciklit kualifikues kurse tjetri, Ilir Krasniqi largon topin në momentet vendimtare të ndeshjes nga vija fatale e portës… A i stërviti këta djem dikush tjetër kur morën ftesë nga Kombëtarja?

    A ishin Zyba, Dellova, Krasniqi, Hyseni – shembulli më i mirë se kë stërvisim ne? A di dikush të më tregoj a duhet ta zbulojmë ujin e nxehtë apo çka të bëjmë më shumë për futbollin?

    A duhet të na besohet Kombëtarja ndonjërit prej nesh që jemi duke dhënë gjithçka për futbollin dhe për këta djem apo të sjellni njerëz të hargjuar në Kombëtare?

    Na duhet energji pozitive dhe njerëz me ide për të ardhmen që dhanë gjithçka për vendin dhe atdheun, përndryshe nuk ka zgjidhje, vetëm katandisje e rezultate dëshpëruese.

    Me ty Kosovë çdo herë – në ditë të mira e të vështira…

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Parashikohet formacioni i Napolit për sezonin e ri, nuk përfshihet Amir Rrahmani!?

    May 9, 2025

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Ermal Krasniqi asiston bukur në Çeki me Sparta Pragën

    April 19, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,201
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,240

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.