Skuadra e Bristol Cityt ka shënuar gol ndaj Norwich Cityt në ndeshjen e javës së 15-të në Championship të Anglisë.
Golin për 0:1 e shënoi futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti, shkruan LIG Sport
Mehmeti shënoi një gol të bukur me këmbën e tij të majtë në minutën e 16’të.
Ky ishte goli i katërt i lojtarit shqiptar me fanellën e Bristolit këtë edicion.
Kujtojmë që trajneri Sylvinho nuk e ftoi 23-vjeçarin për ndeshjet e nëntorit ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
MEHMETI PUTS BRISTOL CITY IN FRONT!
Norwich City 0-1 Bristol City ⚽️#NorwichCity #BristolCity #Championship #Mehmeti #Matchday #Football
— Mr. Shaz (@Wh_So_Serious) November 9, 2024