Xherdan Shaqiri është mes dy “zjarrëve”, kthimi në MLS te Chicago apo rikthimi në futbollin europian.
Momentalisht lojtari shqiptar është duke i kaluar pushimet me familjen e tij në qytetin e Baselit, shkruan LIG Sport
“Mendoj se nëse të dyja palët duam me të vërtetë kalimin në Basel, atëherë ne do të gjejmë një mënyrë për ta mundësuar këtë trasnsferim”, tha drejtori sportiv i Baselit, Daniel Stucki
Shaqiri u pensionua nga futbolli ndërkombëtar menjëherë pas Euro 2024, duke mbajtur mbi supet e tij një histori të veçantë me fanellën e “Helvetikëve”.
32-vjeçari ka kontratë me klubin amerikan deri në fund të këtij viti, kështu që mundësia për t’u larguar është shumë e madhe.
Por, mes tij dhe Baselit deri tani nuk ka pasur asnjë kontakt – megjithatë mbetët si një opsion ideal për t’u rikthyer në klubin ku u rrit si futbollist.