Skuadra e Fenerbahces mbrëmë shënoi fitore 0:2 ndaj Kocaelisporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Superligën e Turqisë.
Gol në këtë takim shënoi mesfushori spanjoll, Marco Asensio, shkruan LIG Sport
Ish-lojtari i Real Madridit shënoi një eurogol të vërtetë nga distanca për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij në minutën e 45’të.
Asensio goditi fortë drejt portës dhe me ndihmën e traversës mposhti portierin kundërshtar.
Golin e dytë për Fenerin e shënoi Nene Dorgeles në minutën e 75’të.
Vaya charrazo de Asensio, como me jode que no acabase siendo una estrella aquí. Lo tenía todo para serlo. pic.twitter.com/EFrDfKPfDK
— (fan) Cᴀꜱᴛɪʟʟᴏ (@Castillo__Rm) February 2, 2026
