Brajan Gruda me shumë mundësi do të largohet nga Mainz në këtë merkato verore. Sulmuesi shqiptari i cili përfaqëson kombëtaren e Gjermanisë, ka fituar vëmendjen e një klubi anglez.
Është Brighton, klubi i cili ka shënjestruar Grudën si përforcimin ideal për repartin e sulmit. 20 vjeçari është një ‘ëndërr’ për drejtuesit e klubit anglez, të cilët po përpiqen të bëjnë gjithçka për të siguruar shërbimet e tij.
Në krahun tjetër, planet e Mainz janë që ta mbajnë në ekip Grudën. Por me një insistim të fortë të Brighton, futbollisti me shumë mundësi do të preferonte kalimin në Premier League në vend të qëndrimit në ligën gjermane.
🔵🇩🇪 Understand Brajan Gruda is one of the "dream" targets for Brighton this summer, considered as huge talent and future top player.
Not easy deal at all as Mainz plan to keep Gruda at the club, but Brighton have discussed his name internally. pic.twitter.com/ZvPNQsefvH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 16, 2024