Skuadra e Gironas e ka nisur vitin e ri 2024 me një fitore të madhe në javën e 19-të në La Liga, pasi mposhti 4-3 Atletico Madridin.
Ishte minuta e 91’të kur futbollisti Ivan Martin shënoi golin e fitores duke ia dhënë tre pikë ekipit të tij, shkruan LIG Sport
Mesfushori 24-vjeçar realizoi një gol tejet të bukur duke lënë të shtangur portierin, Jan Oblak.
Me këtë fitore, Girona shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e dytë, aq ka edhe lideri, Real Madrid.
Kujtojmë që tri golat për ekipin e Diego Simeones i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Spanjës, Alvaro Morata.
Ivan Martin with possibly the winning goal in the 91st minute to make it 4-3 for Girona against Atletico Madrid. ⚽️🇪🇸
Cristian Portu off the bench gets the assist for the goal. 🪄🇪🇸pic.twitter.com/3syWlHpJlG
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) January 3, 2024