Boksieri nga Britania e Madhe, Tyson Fury sonte rrahet me Francis Ngannou nga Kameruni në Arabinë Saudite.
Kampioni i botës mbrëmë takoi yllin e Al Nassr, Cristiano Ronaldo, shkruan LIG Sport
Ata patën një bisedë të gjerë, derisa Fury u dëgjua duke ia thënë disa fjalë futbollistit portugez.
“Ju jeni lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. E kam seriozisht, ju kam përcjellur gjithmonë”, ishin fjalët e Tyson Furyt
Cristiano Ronaldo pritet që sonte të jetë i pranishëm në sallë për ta shikuar këtë meç. Sigurisht që i pranishëm në Arabinë Saudite është edhe kampioni momental i botës, Oleksandr Usyk.
Cristiano Ronaldo with Tyson Fury tonight.
“Cristiano, you are the greatest footballer, I’m a big fan, I have watched you a lot.” pic.twitter.com/xQM0CuWjW5
— TC (@totalcristiano) October 27, 2023