LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025

    Ermal Krasniqi asiston bukur në Çeki me Sparta Pragën

    April 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»Valon Behrami kritikon ashpër listën e Zvicrës: Si mund ta ndërtoni shpirtin ekipor kështu?

    Valon Behrami kritikon ashpër listën e Zvicrës: Si mund ta ndërtoni shpirtin ekipor kështu?

    May 20, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kombëtarja e Zvicrës ditë më parë publikoi listën preliminare për Euro 2024.

    Valon Behrami tani është analist në mediumin zviceran “20min”, ndërsa të shtunën, një ditë pasi u bë publike lista e Murat Yakinit për Kampionatin Evropian të këtij viti, ka dhënë kritika të ashpra.

    “Cili është qëllimi i këtij kontingjenti”, ka thënë Behrami që ka mbetur i habitur numrin kaq të lartë të lojtarëve të ftuar.

    Yakini të premten publikoi listën me 38 emra për “Euro 2024”, por ky numër do të reduktohet dy herë para se të dorëzohet lista finale për në Evropianin që organizohet në Gjermani. Gjashtë nga 38 të ftuarit e Yakinit janë me origjinë shqiptare.

    “38 lojtarë. Kjo është befasi. Pse Zvicra duhet të marrë kaq numër të madh të lojtarëve në krahasim me shtetet tjera? Në kualifikime të Evropianit ka pasur kundërshtarë si Bjellorusia apo Andorra dhe lojtarët e rinj do të mund të inkuadroheshin në përfaqësuese. Pse të rinjtë po ftohen tash, pak para Kampionatit Evropian? Ka mundur që kjo të bëhej gjatë gjithë vitit, sezonit, ka pasur kohë për t’u shikuar, analizuar e testuar”, ka thënë të shtunën Behrami.

    Ai ka thënë se kjo do të krijojë shumë huti sepse nuk do të mund të krijohet shpirti ekipor.

    “Si mund të ndërtoni shpirtin ekipor kur gjysma prej tyre e dinë se do të largohen brenda disa ditësh? Është koha e gabuar. Fokusi tani duhet të jetë në turne, ideja taktike duhet të zhvillohen dhe të zbatohen, ndërsa ekipi duhet të funksionojë si një trup. Është koha e gabuar që disa lojtarëve të rinj t’u bëhet dhurata e të ftohen në përfaqësuese. Për çka? Edhe një herë tjetër, është e vështirë të kuptohet motivi dhe mentaliteti i vendimeve të Murat Yakinit. Por, është vendim i tij dhe kjo duhet respektuar. Shpresoj se kjo skuadër me numër kaq të madh të jap frytet e veta”, ka deklaruar Behrami.

    Nati-Trainer Yakin verwirrt mit Mega-Kader: «Falscher Moment für Geschenke», findet 20-Minuten-Experte Valon Behrami. https://t.co/C9GRMGFB3n

    — 20 Minuten (@20min) May 18, 2024

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025

    Ermal Krasniqi asiston bukur në Çeki me Sparta Pragën

    April 19, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,201
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,240

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.