Kombëtarja do të luajë mbrëmjen e së shtunën përballë Ukraninës sfidën e parë të Nations League. Sfida që do të zhvillohet në Pragë do të startojë në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide ka folur mesfushori, Ylber Ramadani.
Atmosfera?
Siç e kam thënë gjithmonë, atmosfera është fantastike. Jemi shumë të përqendruar sepse nesër na pret një ndeshje e vështirë. Atmosfera e grupit është shumë e mirë. Jemi gati dhe e kemi studiuar mirë Ukrainën. Jemi duke punuar shumë dhe besojmë të rezultati pozitiv nesër. Ne kur jemi në ekip, jemi profesionistë. Brenda apo jashtë shtëpisë përqendrohemi në maksimum për të bërë një ndeshje të mirë.
Më shumë përgjegjësi, shiriti i kapitenit?
E vendos trajneri atë. Jemi stërvitur mirë gjatë javës, e dimë çfarë kundërshtari në pret në fushë. Jemi përqendruar maksimalisht për të marrë rezultat pozitiv.
Berisha shok dhe te Leçe, është gati për kontribut më të madh në Kombëtare?
Medonin e shoh çdo ditë në stërvitje, e shoh dhe këtu në Kombëtare. Është një lojtar i ri dhe shumë gati për të dhënë maksimumin e tij.
Shanset e Kombëtares në Ligën e Kombeve?
E kam parë që jemi më pak të kuotuarit e grupit, por forca jonë është grupi. Do të bëjmë më të mirën për të fituar këtë grup dhe kemi lojtarët e duhur për të arritur në krye.
Dalja jote në konferencë sot, shiriti i kapitenit nesër?
Atë e di trajneri, por edhe nëse do të jem do të ishte një nder për mua.
Euro 2024?
Do na shërbejë shumë pasi kemi luajtur kundër ekipeve më të forta. Kemi fituar shumë eksperiencë dhe dimë si të luajmë së bashku dhe do na shërbejë shumë për Nations League dhe kualifikueset e Botërorit.
Reparti i mesfushës, me kë ndiheni më mirë, Laçi dhe Asllani apo Bajrami dhe Asllani?
Unë nuk e kam problem, përshtatem me të gjithë. Këto janë zgjedhje të trajnerit, unë ndihem me të gjithë.