Author: Admin
Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të pasi Real Madridi ishte në disavantazh nga Bayern në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Në fund, Reali ia doli ta përmbyste rezultatin 2:1 dhe të kualifikohet në finalen e madhe më 1 qershor kundër Borussia Dortmundit, shkruan LIG Sport Por pas ndeshjes, përveç heroit Joselu që shënoi dy golat për Realin, një tjetër lojtar që po merr lëvdata është 38-vjeçari Modric. Në minutën e 85-të, kur Bayerni po avanconte 1:0, në një kundërsulm, kroati vrapoi tërë fushën për ta ndërprerë aksionin që mund ta linte…
Skuadra e Bayern Munchen u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve pasi u mposht 2:1 nga Real Madridi në ndeshjen kthyese në “Santiago Bernabeu”. Kjo ndeshje u mbyll me shumë polemika, sidomos në momentin kur klubi mysafir barazoi rezultatin – por goli nuk qendroi shkaku se gjyqtari e kishte ndaluar lojën më herët, shkruan LIG Sport Thomas Tuchel është zhgënjyer nga niveli i arbitrimit në përballjen ndaj Realit të Madridit. Trajneri i Bayern Munchen ka shfryrë pas ndeshjes, ku ka kritikuar ashpër anësorin që sinjalizoi përpara kohe pozicion jashtë loje për De Ligtin. Ky vendim i mohoi bavarezëve golin që…
Mbrojtësi i Bayern Munich, Matthjis De Ligt ka folur pas humbjes së ekipit të tij përballë Real Madrid me rezultatin 2-1. De Ligt ishte ai që shënoi golin për 2-2 në minutat e fundit, por u anullua për shkak të një pozicioni jashtë loje, që arbitri nuk e pa as në VAR. Pikërisht për këtë De Lig shprehet shumë i revoltuar, por pranon realitetin që Reali fitoi. “E pabesueshme të humbasësh kështu, ne luajtëm një ndeshje të mirë, por ky është Real Madrid. Ishte një gabim i arbitrit, kur nuk është e qartë nëse duhet të presësh përfundimin e aksionit,…
Real Madridi ka mposhtur Bayern Munich me një përmbysje të jashtëzakonshme në Santiago Bernabeu, duke siguruar kështu finalen e madhe të Champions League. Real Madridi fitoi me rezultatin 2:1, me dy golat e Joselut. Por, një rast në sekondat e fundit po bën xhiron e botës. De Ligt realizoi, por gjyqtari ndaloi lojën paraprakisht – për një pozitë jashtë loje. Pas ndeshjes, Thomas Müller ishte indinjuar me vendimin e referit për këtë rast: “Arbitri nuk e pa videon, është vërtet shumë e çuditshme. Vendimi u mor kaq shpejt, ndodh shumë shpesh këtu në Madrid”, tha Muller. 🚨🗣️ Thomas Muller: "The…
Skuadra e Real Madridit ka barazuar rezultatin ndaj Bayern Munchen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Golin për 1:1 e shënoi sulmuesi spanjoll, Joselu, shkruan LIG Sport Joselu shënoi pas një gabimi trashanik na portieri gjerman, Manuel Neuer. https://twitter.com/totalcristiano/status/1788309132971237887
Skuadra e Real Madridit dhe Bayern Munchen po luajnë ndeshjen e kthimit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Mysafirët realizuan gol për 0:1 dhe këtë e shënoi mbrojtësi kanadez, Alphonso Davies, shkruan LIG Sport Davies shënoi një eurogol me të djathtën – duke kaluar ekipin e tij në epërsi. Kujtojmë që ndeshja e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë 2:2 në “Allianz Arena”. https://twitter.com/ConnCFC/status/1788304219121873347
Skuadra e Real Madridit dhe Bayern Munchen po luajnë ndeshjen e kthimit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ekipi vendas po ka shumë raste për shënim, por Manuel Neuer është duke bërë pritje fantastike, shkruan LIG Sport Portieri i Kombëtares së Gjermanisë priti goditjen e Rodrygos dhe Vini Jr – duke treguar se është një nga portierët më të mirë në botë momentalisht. Kujtojmë që ndeshja e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë 2:2 në “Allianz Arena”. NEUER AGAIN!!!! pic.twitter.com/hXYzldJibN — Bayern & Football (@MunichFanpage) May 8, 2024
Skuadra e Real Madridit sonte zhvillon ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Bayern Munich e vlefshme për UEFA Champions League. Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet legjenda e futbollit anglez Rio Ferdinand, shkruan LIG Sport Ferdinand ishte duke ecur nëpër stadiumin “Santiago Bernabeu”, kur tregoi respekt duke mos e shkelur logon e klubit madrilen. “Respekt për logon. Ky është stadiumi më i mirë në botë”, ishin fjalët që i tha ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit. Respect the Badge Ps best stadium in the world right now! @realmadriden pic.twitter.com/ifa6fsRCOM — Rio Ferdinand (@rioferdy5) May 8, 2024
Skuadra e Bayern Munchen sonte luan ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, ku do të mësohet edhe finalisti i fundit pas Dortmundit mbrëmë. Edhe pse kanë mbetur edhe pak orë deri te ndeshja, trajneri gjerman – Thomas Tuchel i ka detyruar futbollistët e tij të stërviten në hotel, shkruan LIG Sport Ngrohje, zgjatje muskuj dhe disa lojë me top tenisi ishin stërvitjet që skuadra gjermane i kreu sa po qëndronte në hotelin në Madrid. Kujtojmë që ndeshja e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 2:2 në “Allianz Arena”. https://twitter.com/FCBayern/status/1788160836638310466
Skuadra e Borussia Dortmundit është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti minimalisht PSG-në. Një festë e madhe u regjistrua pas ndeshjes nga lojtarët e klubit gjerman, shkruan LIG Sport Por, për lojtarin Nico Schlotterbeck ishte afër që kjo festë ta kishte një fund të hidhëruar. Ai u rrëzua teksa po tentonte të festonte së bashku me bashkëlojtarët e tij. Edhe pse ra keq duke rrëshqitur, megjithatë nuk pësoi ndonjë lëndim dhe ky është lajmi më i mirë që Edin Terzic mori pas festës. Kujtojmë se Dortmundi në finale luan me fituesin e ndeshjes midis Real…